Më shumë se 5,400 njerëz kanë vdekur pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit.
Ekipet e shpëtimit vijojnë me operacionet e tyre pavarësisht temperaturave të ulëta dhe ndërtesave e rrugëve të dëmtuara.
Në mediat turke janë publikuar pamjet e shpëtimit nga Bashkia Metropolitane e Stambollit. Në pamjet e mëposhtme shfaqet një vogëlush sirian nën rrënojat e një ndërtese në Antakya pranë kufirit me Sirinë. Shpëtimtarët i japin ujë vogëlushit të quajtur Muhammed me tapën e një shisheje.
Më poshtë thuhet:
Bravo Mohammed. Ekipi ynë i kërkim-shpëtimit shpëtoi Muhammad Ahmed, një shtetas sirian, të gjallë nga rrënojat në Antakya.
Aferin Muhammed.
Suriye vatandaşı Muhammed Ahmed’i de arama kurtarma ekibimiz Antakya’da enkaz altıdan sağ bir şekilde kurtardı. pic.twitter.com/lSxwSqyex0
— Ekrem İmamoğlu (@ekrem_imamoglu) February 7, 2023