Një zjarr që dyshohet i qëllimshëm ka djegur plotësisht magazinën e familjes Gjini në fshatin Mali Jushit në bashkinë Vau Dejës.
I gjithë ushqimi i bagëtive është shkrumbuar. E zonja e shtëpisë Zoja Gjini pretendon se zjarri që përfshiu magazinën rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme ka qenë i qëllimshëm.
Dëmi i shkaktuar nga zjarri është tejet i konsiderueshëm, afro 50 milion lekë të vjetër tregon 65 vjeçarja.
Zoja Gjini bën apel për ndihmë sepse ka 14 krerë lopë të cilat pas djegies së ushqimit në magazinë nuk kanë me çfarë të ushqehen.
65 vjeçarja kërkon që policia e shtetit ta zbardh këtë ngjarje.
Pas zjarrit që përfshiu magazinën në fshatin Mali Jushit kanë ndërhyrë zjarrëfikëset e repartit të Vau Dejësit duke shuar flakët por dëmi i shkaktuar është i madh. Dy anët e shtëpisë ndodhen të monitoruara me kamera sigurie nga banesat aty afër dhe pritet që policia të nisë hetimet për zbardhjen e këtij zjarri që pretendohet se është i qëllimshëm.