Adriana ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të na rrëfyer një histori të bukur dashurie këtë prag Shën Valentini.
Në rubrikën nga ”E diela shqiptare” në Tv Klan ajo tregon se i biri, Ergisi ka në zemrën e tij një vajzë rumune, të quajtur Adriana, njësoj si e ëma.
Adriana erdhi me një tufë lulesh në dorë dhe tregoi se janë për nusen, të cilën e konsideron bijë. Ergisi e ka njohur Adin, siç i thërrasin, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe të dy janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Adriana kthehet pak pas në kohë për të treguar edhe sakrificat që kanë bërë për njëri-tjetrin.
Adriana: Vendosëm që Ergisi të shkonte në Rumani për të takuar Adin. Mbërrin në aeroport, atje ishte gjëja më e vështirë që kaloi Ergisi sepse nuk e lejuan të shkonte…
Ardit Gjebrea: Të futej në Rumani.
Adriana: Ai qante andej, kjo qante këtej dhe Ergisi fjeti një natë në aeroport.
Ardit Gjebrea: Dhe u kthye mbrapsht.
Adriana: Pastaj pas 3 ditëve preu biletën tjetër prapë, shkoi në Rumani, pastaj atje ishte një skenë që… u takuan…
Ardit Gjebrea: Po si ishte skena, ishte një skenë që… pastaj, po na tego skenën.
Adriana: Ishte një skenë dashurie e zjarrtë. Pastaj vendosi Ergisi me Adin që Adi të vinte në Shqipëri të shikonte se ku jetonte Ergisi. Erdhi në Shqipëri, ndenji 15 ditë, iku në Rumani.
Herën e dytë të kthimit të Ergisit, Adi vendos që të jetojë edhe ajo në Shqipëri. Adriana organizon gjithçka për çiftin, një mbledhje midis të afërmish, por i vjen keq që nuk ka mundur ta shohë nusen veshur me fustan të bardhë. Kjo është arsyeja pse ajo ka ardhur në rubrikën e programit.
Ardit Gjebrea: E bëtë dasmën apo jo?
Adriana: Jo, s’kam bërë dasmë.
Ardit Gjebrea: Kur do ta bëni?
Adriana: Këtu pra.
Ardit Gjebrea: Ah, sot këtu. Kemi fustan të bardhë ne?
Adriana: Patjetër.
Ardit Gjebrea: Kush ka ardhur sot, je ti, ka ardhur djali, Ergisi apo jo? Burri ka ardhur?
Adriana: Po.
Ardit Gjebrea: Shpresoj ka ardhur dhe nusja.
Adriana: Patjetër.
Ardit Gjebrea: Po krushqit kush janë, unë?
Adriana: Patjetër dhe krushqit, i kam bërë surprizën.
Ardit Gjebrea: I ke sjellë krushqit nga Rumania?
Adriana: Po.
Ardit Gjebrea: Po e di Adi këtë gjë?
Adriana: Jo.
Ardit Gjebrea: Dhe ti ke ardhur që ta bësh nuse këtu. Mos më thuaj që do ia vësh sot dhe unazën?
Adriana: Patjetër dhe unazat sot./tvklan.al