Donald dhe Christie janë një çift shqiptaro-amerikan që janë njohur në Petrelë, por jeta dhe familja e tyre sot ndodhen në Prishtinë.
Në një lidhje Skype me programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ata tregojnë të gjithë rrugëtimin e tyre të dashurisë. Gjithçka nisi me një shëtitje në kalanë e etrelës dhe ishte Christie ajo që ndjeu e para pëlqimin për Donaldin.
Me kohën, bisedat mes tyre u bënë më të thella derisa erdhi edhe kurorëzimi i martesës, e cila është e dyta për Christie. Nga martesa e mëparshme ajo ka 3 fëmijë dhe Donaldi tregon se me ta ka një marrëdhënie shumë të mirë. Çifti ka njëfarë diference në moshë, por kjo nuk i ka penguar të gjejnë ekulibrin në martesë dhe prindërim. Prej pak muajsh ka ardhur në jetë edhe vajza e tyre, Ajkana.
Katerina Trungu: Christie erdhi me 3 fëmijë nga një martesë e mëparshme, kështu që ti tani je njerku i tyre.
Donald: Njerku i tyre. Tani mund ta themi, fillimet tona kur s’kishim lidhur martesë bashkë, ka qenë 2018-2019, pas një viti në 2018 filluam të dilnim më shpesh bashkë dhe 2019 ka qenë kurorëzimi i lidhjes tonë, më 28 Janar 2019 kur jemi martuar bashkë.
Nuk është se kam jetuar me të gjithë fëmijët, por nga 2019 e këtej me djalin e mesëm dhe vajzën tashmë të madhen mund ta quajmë atë meqenëse kemi një vajzë tjetër më të vogël, kemi jetuar deri vjet. Djali i madh u largua në Dhjetor 2018, shkoi për të jetuar në Amerikë, kurse djali i mesëm dhe vajza jetuan me ne. Djali i mesëm shkoi vitin e kaluar në Amerikë, sivjet jam unë, Christie dhe vajzat në Prishtinë.
Katerina Trungu: Vazhdoni të qëndroni me vajzat në Prishtinë. Si të është dukur vetja si babai i tyre? Si e ke kryer këtë rol? Kam përshtypjen më shumë ke qenë si mik i fëmijëve apo jo?
Donald: Nuk e di, nuk mund ta them unë se si jam dukur si baba i tyre, mund ta thojë Christie më mirë.
Agida Koçi: Si je ndierë ti vetë?
Donald: Unë jam përpjekur që të isha mirëkuptues me ta, të krijoja disa marrëdhënie që ishin në harmoni dhe t’i mësoja në një farë mënyre, t’i jepja këshillat e mia. Nuk e di a e kam kryer mirë apo jo prindërimin por që Christie mund të flasë më mirë për këtë.
Katerina Trungu: A është një baba i mirë? Se ne shqiptarët jemi shumë familjarë Christie, e kemi një tipar të fortë këtë.
Christie: Po, kemi një ekulibër të mirë. Unë jam tepër liberale, jam pak e butë me fëmijët ndërsa ai është më i prerë.
Donald: Shpresoj se ata e duan këtë lloj mënyre nga unë./tvklan.al