Programi “Shije Shtëpie” në Tv Klan solli një rrëfim të veçantë dashurie për Shën Valentin.
Lusi, një vajzë shqiptare është martuar me Marion, një djalë italian që prej vitit 2008 ndodhet në një karrige me rrota. Lusi dhe Mario u njohën në vitin 2019 për marrëdhënie pune, por brenda pak kohësh lindën ndjenjat midis tyre.
Lusi tregon se nga ana e familjes pati shumë mbështetje, ndërsa për të është i rëndësishëm respekti që merr prej Marios. Marrëdhënia e ngushtë mes tyre i ka shtyrë të mendojnë edhe për të ardhmen dhe një dëshirë të madhe.
Mario: Jetoj ditë për ditë, ajo që ndodh, le të ndodhë. Nuk ia vlen të planifikosh sepse programet nuk dalin asnjëherë. Nëse duam të bëjmë diçka e bëjmë. Projektet tona janë që ndoshta, shpresojmë që një ditë të kemi fëmijë.
Katerina Trungu: Ju dëshironi që të keni një fëmijë së shpejti? E keni menduar këtë gjë?
Lusi: E kemi menduar, shpresojmë që të vijë. Nëse do Zoti, ndodh. Ne po presim që të kemi kushtet për t’i dhuruar një jetë më të mirë se e jona për të. Shpresojmë që t’ia arrijmë./tvklan.al