Vendimi i gjykatës ndez sherrin mes bashkëshortëve. Gruaja: Ti je i biri putanës që theri dobiçin

“Stop” shkoi në lagjen “10 Korriku” në Vlorë për problemin e zotit Stefan Meksi, i cili pas një debati banal për një bolier uji është akuzuar se ka dhunuar bashkëshorten dhe ajo ka përfituar urdhër mbrojtjeje.

 

“Thotë që pi, pi, i ka ngelur në gojë. Të gjithë burrat pijnë. Nuk pijnë një gotë? Për sytë e ballit, asnjë gotë nuk kam pirë. Kam pirë dy çaj sot dhe një kafe.

 

Ndodhem në një gjendje të jashtëzakonshme. Në moshën 70 vjeçe, të rrish 6 muaj përjashta kur ke shtëpi. Më 29 Shtator erdhi nga Greqia ajo. Filluan që të parat. Ku e ke tylin më tha mua. Çelësat e bufesë ku janë. Shikoji i thashë unë. Filloi me debate banale. Më thotë mua se ai bolieri lart po rrjedh ujë. Unë nga krevati i thashë hap çezmat që mos të lageshe se djali poshtë po bënte punime dhe mos t’i binte në llaç. E mbyllëm dhe e rregulluam. Po ky bolieri jashtë i kujt është më tha mua. Është i Jorgos i thashë unë atij që bën punimet, në shesh pushimi është, nuk është në shtëpinë tonë. Kujt i more leje më tha mua. Çfarë leje të të marr? Më fal i thashë, do vete që t’i them ta heqë. Ashtu më tha mua? Ta tregoj unë ty. Kur shikoj unë, tek dera policët. S’ka lezet, mosha jonë tani të vete nëpër policira unë”, tha denoncuesi.

 

Në fillim urdhri i mbrojtjes e detyronte të mbante distancë 100 metra, më pas 20 metra dhe në fund u hoq distanca fare.

“I ndenja 100 metra, nuk jam afruar në këtë lagje fare. Pyetni kë të doni dhe çfarë të doni. Pas asaj u bë 20 metra dhe pas 20 metrash është hequr fare”, tha ai.

 

Por për Stefanin situata nuk ka ndryshuar. Ai vazhdon të flejë në rrugë dhe në shtëpinë e motrave e vëllezërve.

“Jam jashtë shtëpisë 6 muaj. Fle gruaja në krevatin që kam blerë unë dhe unë fle përjashta. Gjithë këto net, nga shtatori që ishte ngrohtë kam fjetur dhe përjashta. Pastaj kam fjetur edhe tek vëllai i saj. Pastaj erdhën çupat nga Tirana, ika. Vajta te vëllai im në Çole. Fjeta dhe tek ai dhe tani fle te motra. Ça do më bëjë dhe motra? Logjike është apo jo?”, tha Meksi.

 

Vetë bashkëshortja, Engjëllushe Meksi, thotë se nuk do jetojë kurrë në një shtëpi me Stefanin.

Gazetarja: Stefani i është drejtuar emisionit “Stop”.

 

Engjëllushe Meksi: T’i drejtohet kujtdo emisioni, ai është dhunuesi, mbreti i dhunuesve të gjithë botës.

Gazetarja: A jeni në dijeni që sot ka një vendim gjykate ku në fakt i jep të drejtën që të kthehet në banesë?

Engjëllushe Meksi: Nuk do kthehet. Unë çdo vendim që ka të bëjë me jetën time, e thyej, e refuzoj, e përçmoj.

 

Gazetarja: Shtëpia, në emër të kujt është?

Engjëllushe Meksi: Pyeteni kush e ka dhënë atë shtëpi.

Gazetarja: Certifikata e shtëpisë, në emër të kujt është, a është në emër të të dy bashkëshortëve?

 

Engjëllushe Meksi: Atë bëra unë gabim që e vura, por shtëpinë nuk e ka marrë ky. Pyeteni dhe nuk ka asnjë dijeni oër shtëpinë se kush e ka dhënë. Të gjitha i kam unë dokumentet.

Gazetarja: Sa vite martesë keni me zotërinë?

Engjëllushe Meksi: 45.

 

Gazetarja: Pas 45 viteve përfundoni në këtë situatë?

Engjëllushe Meksi: Nga ai pijaneci, alkoolisti. Urdhëron dhe të tjerët që të vendosin padrejtësisht bolierët.

Gazetarja: Engjëllushe, qetësohu.

Stefan Meksi: Mund të pyesësh të gjithë gjitonët, kush je ti, kush jam unë?

 

Engjëllushe Meksi: Kush je ti ore? Ti je i biri putanës që theri dobiçin. E tillë familje je ti. Do flasësh ti ore, ndyrësirë. Ke ti fytyrë të krahasohesh me mua. Ik ore mizerje.

Gazetarja: Sipas jush është e pamundur jetesa?

Engjëllushe Meksi: E pamundur. E gjithë bota të vijnë këtu, kush janë gjykatës, prokurorë, unë nuk i lejoj për jetën time.

 

Gazetarja: Zonja Engjëllushe duke i referuar ligjit shqiptar ju pavarësisht se do divorcoheni, do hyni në një tjetër proces gjyqësor për të ndarë banesën.

Engjëllushe Meksi: Këtu nuk ka pjesë ai. Këtu nuk afrohet ai se o do e vras, o do më vrasi. Nuk ka…

“Stop” iu drejtua Zyrës Përmbarimore të Vlorës dhe u takua me kryetarin Fitim Kociaj, i cili tha se kishte tentuar ta fuste Stefanin në shtëpi, por zonja kishte refuzuar.

 

“Jemi përballur me një sitatë ku zonja është shfaqur shumë e agravuar, nuk e lejoj të hyj në banesë tha, etj. Ndërkohë nga ana tjetër kemi orientuar palën ankuese, zotin Stefan Meksi që t’i drejtohet gjykatës sepse kemi të bëjmë me një tjetër vepër tashmë sepse në rastin konkret, Stefanin e kemi debitor, ku vendimi i gjykatës thotë të mos e kërcënojë, të mos i bërtasë, etj. Shkaku që ai ankohet për të mos hyrë në banesë nuk mund të veprojmë sepse duet një vendim gjykate që ta lejojë të hyjë në banesë që ne të veprojmë mbi atë pjesë”, tha ai.

 

“Stop” komunikoi edhe me të plotfuqishmin e zonës, Felek Bleta, i cili tha se e njihte situatën e bashkëshortëve dhe sipas tij çështja është në Apel.

 

Gazetarja: Bashkëshortët Meksi i njihni si rast, si konflikt që kanë me njëri0tjetrin.

Inspektori: Po! Po! Zonja është me urdhër mbrojtje. Zotëria, mesa di unë, ka bërë ankimim në Gjykatën e Apelit. Ashtu! Dhe Zyra e Përmbarimit ka vajtur një ditë atje te banesa, që zonjën nuk e ka gjetur dhe e ka lënë pezull si çështje, kaq! Zyra e Përmbarimit duhet ta fusë zotërinë në banesën e tij!

Gazetarja: Çfarë dijenie keni për konfliktet që kanë me njëri-tjetrin si i plotfuqishëm i zonës?

 

Inspektori: Zonjë, qofshi mirë dhe mirupafshim dhe të sqarova besoj!

Nga ana tjetër, vendimi i gjykatës është disi evaziv dhe nuk lejon ekzekutim të mirëfilltë.

“Duhet të ishte ndarë shapi nga sheqeri. Distanca 20 metra nënkupton për gjykatën të drejtën e tij për t’u rikthyer në banesë, apo thjesht ta shohë më afër se 20 metra bashkëshorten e tij? Dhe kjo është arsyeja që sot përmbaruesi nuk vepron dot, policia nuk vepron dot sepse e ka lënë ping-pongun tek përmbaruesi dhe shërbimi social vijon ta trajtojë zotin Stefan si një dhunues i rrezikshëm”, u shpreh gazetarja Domenika Bajraktari./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME