Maurizio Costanzo, gazetari i njohur Italian është ndarë nga jeta në Romë në moshën 84-vjecare. Costanzo ka qenë autor, botues, drejtues televiziv dhe skenarit në Itali.
Ai ka kryer dhjetëra programe radiotelevizive dhe komedi teatrale. Ai arriti një popullaritet të madh në vitin 1976, duke drejtuar emisionin e bisedave “Bontà loro” në Rai.
Emri i tij është i lidhur edhe me emisionin Maurizio Costanzo, i transmetuar që nga viti 1982 në Mediaset. Ai ka shkruar libra të shumtë, duke përfshirë “Chi mi credo di essere” (2004, në bashkëpunim me G. Dotto), “E che sarà mai?” (2006), “La strategia della tartaruga” (2009), “Storia e testi” (2015), “Vi racconto l’Isis” (2016).