Shoku i ngushtë i Kiarës shpërthen: Luizi e trajton si mbretëreshë, boll me Butrintin se na lodhët

Miqtë e Kiara Titos nuk po gjejnë paqe që pasi mbrëmjen e djeshme moderatores i transmetuan një sërë informacioni nga jashtë, ku mes të tjerash thuhej se miqtë e saj janë kundër lidhjes me Luizin.

 

Niko Komani, shoku i ngushtë i Kiarës, ka reaguar sërish (pasi reagoi një herë mbrëmë) duke thënë se është shumë pro lidhjes së saj dhe se Luizi po e trajton si mbretëreshë.

 

“E konsideroj veten me fat që kam shoqe të ngushtë Kiarën dhe çdo ditë kemi mësuar nga njëri-tjetri për të arritur këtu ku jemi sot. Unë besoj te çdo ndjenjë e jotja dhe do jem gjithmonë pro ndjenjës tënde dhe kjo përkthehet pro Luizit. Ju vjen mirë apo keq ai tipi po e trajton atë shoqen time si mbretëreshë aty”, ka shkruar ai.

 

Më tej Niko ka kërkuar të mos përmendet më tema e Butrintit. “Dhe boll me atë muhabetin me këngëtarin tjetër se na lodhët. Siç thotë dhe një shoqja ime: Muhabet i mbyllur pa nisur. Fiks ama! Na keni lodhur me një muhabet të lodhur!

 

Sa turp që një femër që ka dikë në krahë dhe është e lumtur dhe ju tregoni kë ka pasur dikur? Seriozisht?! Sa të kalbur jeni ore? Ju zgjoni dhe të vdekurin nga varri”, ka shtuar stilisti.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...