“Fitoj 20 mijë lekë”, mekaniku 8-vjeçar: Riparoj kamionë deri në darkë, më pas mësoj

Enloen Kajo, mekaniku 8-vjeçar që është bërë i famshëm në rrjetet sociale ka treguar se si është një ditë nga jeta e tij.

 

Ai përveçse ndjek pasionin e rregullimit të kamionëve, nuk lë pas dore as mësimet.

 

I ftuar në Euronews, Enloeni tregoi se qëndron deri vonë në darkë në servis dhe mësimet i bën me pas.

 

Në servisin ku punon i ati dhe xhaxhai, Enloeni ka shkuar për herë të parë kur ishte dy vjeç e gjysmë.

 

“Deri në orën 7 ose 8 të darkës. Mësimet i bëj më pas. Në shkollë, në mësime jam shumë i mirë. Më pëlqen lënda e matematikës. Këto i di edhe vëllai im, është 4 vjeç. Duke ardhur që 2 vjeç e gjysmë këtu te servisi, shikoja xhaxhanë edhe babin, mësoja edhe unë. Duke u rritur, mësoja pak nga pak dhe tani e kam marrë zanatin”, tha Enloeni.

 

Ai madje ka treguar se fiton 20 mijë lekë në javë për ndihmën që jep në rregullimin e motorave të kamionëve.

 

“Pagesa varet, të shtunën marr 20 mijë lekë. Më përpara fitoja 5, pastaj më jepnin 10, ndërsa tani 20”, tha ai

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME