Arbana tha çmimi i madh kishte shkuar 48 mijë euro, “Vëllai i Madh” gëzon banorët me lajmin e fundit

Pak para se të përfundonte spektakli i së shtunës së “Big Brother VIP2”, Arbana Osmani u tha banorëve që do të realizojnë provën siameze. Fillimisht atyre u tha se çifti që do fitonte, do të kishte një avantazh në lojë.

 

Por kur banorët u ndanë në çifte në mënyrë rastësore, u duk se ato nuk ishin dhe aq shumë dakord me këtë avantazh. Për këtë arsye Vëllai i Madh mori një tjetër vendim, duke u thënë se nëse do e çonin deri në fund këtë sfidë, do i shtohej 20 mijë euro çmimit të madh.

 

Madje moderatorja e dashur për publikun u komunikoi banorëve se çmimi i madh prej 100 mijë euro kishte rënë në 48 mijë euro. Arbana u tha gjithashtu banorëve se do të qëndronin ashtu deri të martën. Por mesa duket Vëllai i Madh ka parë se banorët janë përkushtuar shumë për këtë provë dhe ka vendosur që t’i lërë të lirë që sot.

 

Në shtëpinë e BB VIP ka hyrë një zarf i bardhë, ku thuhet se ata ia arritën qëllimit që të shtonin 20 mijë euroshin. “Banorë, Vëllai i Madh vlerëson impenjimin tuaj për provën siameze dhe vështirësinë e kësaj prove. Dhe për këtë arsye konsideron të realizuar me sukses që sot. Nga ky moment mund t’i hiqni bluzat. Urime, sapo i shtuat 20 mijë euro çmimit të madh”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...