Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga atmosfera festive që po organizohet nga kompania celulare One, me rastin e Ditës së Verës, tek Liqeni Artificial në Tiranë.
Në këtë mbrëmje festive 500 dronë kanë kapur pamjet magjike nga Tirana, një ndër eventet më të mëdha në Ballkan.
Qytetarë të shumtë kanë ndjekur nga afër spektaklin, të realizuar me dronë, shoqëruar nën tingujt e muzikës. “Magjia e Tiranës”, ka shkruar Rama në videon që ka shpërndarë në Facebook.