“S’të merr njeri se je xhuxh”, 44 vjeçari shkodran kërkon nuse

Në emisionin “Shqipëria Live” është trajtuar historia personale e Ardit Mancakut nga Shkodra i cili është 44 vjeç dhe vuan nga Nanizmi dhe pikërisht kjo gjendje fizike e ka penguar atë të ketë një jetë normale.

 

Arditi ka treguar se njerëzit në Shkodër e duan, po ka dhe nga ata që e paragjykojnë duke e quajtur xhuxh dhe duke i theksuar faktin se ai nuk mund të gjejë një nuse.

 

 

Arjon Muça: A ka ndodhur që dikush të shprehet në mënyrë jo kaq pozitive dhe mund të të ketë lënduar përshembull?

 

Ardit Mencaku: Jo deri tani jo, por ka pasur raste që thonë ty s’të merr kush se je xhuxh.

Arjon Muça: S’të merr kush në cilin drejtim? S’të merr në punë, s’të merr në shoqëri?

Ardit Mancaku: Për t’u fejuar, për të krijuar familje.

 

Arjon Muça: A nuk të merr dikush si partner.

Arjon Muça: E ke vuajtur këtë pjesë?

Ardit Mancaku: E gjykoj kështu, e kam vuajtur këtë pjesë por gjithmonë i kam dhënë kurajo vetes.

Arjon Muça: Dhe çfarë i thoshe vetes?

 

Ardit Mancaku: Stakoje trurin, lere se çfarë thotë ai tjetri, ai tjetri, mbaje mendjen tënde, çfarë të të dojë zemra, gjen edhe partneren si duhet, e kam thënë unë me mëndtë e mia.

Arjon Muça: A ke pasur mundësi të ndërveprosh me vajza, zonja të cilat ke krijuar një njohje, një frekuentim?

Ardit Mancaku: Jo, vetëm e kam nxjerrë në njoftim në Facebook, në rrjetet sociale që kërkoj të fejohem, e di tërë Shkodra.

Arjon Muça: Pra në këto në rrjetet sociale ke bërë një kërkesë publike që ta shfrytëzojmë edhe momentin që jemi së bashku në këtë bisedë, ta bëjmë edhe këtu. Cilat janë kërkesat e tua, si e kërkon ti nusen?

 

Ardit Mancaku: Unë nusen e dua punëtore, që nuk e ka mendjen tek Leku, por që di të kujdeset për atë tjetrin që ka nevojë.

Arjon Muça: Ke shije, nuk e di të pëlqejnë vajzat bionde, vajzat brune, të jetë e gjatë, e shkurtër?

 

Ardit Mancaku: Për mua nuk ka rëndësi si të jetë me trup, si të jetë me flokë, rëndësi është që duhet krijuar një familje si të tërë.

Arjon Muça: Po mosha ka rëndësi?

Ardit Mancaku: Ka një fije rëndësi se unë jam 44 nusja duhet të jetë 5-6 vjet diferencë më e vogël sesa unë.

 

Arjon Muça: Po nëse është shumë vite më e vogël, le të themi 10 vite më e vogël?

Ardit Mancaku: Edhe 10 vite nuk ka problem.

Ardit Mancaku: Jo se plaket më shpejt, vdes më shpejt ajo sesa unë.

Arditi tregon se ka 6 muaj qe është i papunë dhe është e vështirë të kesh një nuse kur mungojnë të ardhurat, ku nuk ka as me çfarë ta ushqejë. Ai bën një thirrje publike nëse dikush mund ta ndihmojë të fillojë një punë. Tregon se preferon të punojë në teatër, ose në fabrika të këpucëve, rrobaqepësi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME