Episodi i frikshëm i Melaizes: Burri kërkonte thikën të më therte, vjehrra më futi nën krevat

Melaizja ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” Petron, djalin e vetëm me të cilin nuk flet prej 5 vjetësh. Por përpara se të sqarojë konfliktin mes tyre në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo nis të rrëfejë fillimisht jetën bashkëshortore.

 

Aktualisht Melaizja ndodhet në procedurat e divorcit sepse ka zbuluar tradhtinë e bashkëshortit me ish-të dashurën e tij të rinisë. Megjithatë, problemet mes çiftit kanë nisur që në vitet e para të martesës, nisur nga episodi që rrëfen Melaizja.

 

Melaize: Kam 35 vjet martuar. Jam martuar në 4 Tetor të ’87-ës.

Ardit Gjebrea: Në Tiranë?

 

Melaize: Jo, jam nga Dukati. Jam martuar me lajmësi, si në atë kohë, me shkollë zotëria, me shkollë unë. Kur kam lindur çupën e parë, u duk karakteri i tij si person, për hatër ishte opinioni se mund të thoshin që ajo u martua dje, iku sot. Më ka trajtuar keq, por nuk ndjehesha, doja që prindërit e mi të mos dinin gjë, e mbaja në vetvete. Kur kam bërë darkën e çupës së madhe, e kam lindur në Dhjetor dhe më 12 Dhjetor kemi bërë datëlindjen, erdhën njerëzit e mi. Zotëria piu dhe kërkonte thikën të më therte. I thashë zotëri mos pini raki, jeni i zoti i shtëpisë se babai i kishte vdekur, vëllezërit ishin më të vegjël, njëri ushtar në Bajram Curr dhe tjetri ishte 12 vjeç.

 

Petro: E kupton çfarë është katastrofike tani?

Melaize: Më futi nën krevat vjehrra se kërkonte thikën të më therte. Pas dy ditësh kur i doli rakia…

Eni Çobani: Ju ishit sapo lindur vajzën. Në krye të muajit, mori thikën për të të vrarë.

 

Ardit Gjebrea: Kjo ndodhi kur ishe me fëmijën e parë. Tani një njeri që vjen me thikën për të të therur dhe ti bën edhe dy fëmijë të tjerë, përse?

Melaize: Më martoi nëna me babain me një mashkull dhe për mua në ato vite, më vjen shumë keq se jam 60 vjeçe, edhe sot e kësaj dite, sado e zhvilluar të jetë…/tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME