Armando ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të çuar në vend amanetin e nënës së tij të ndjerë dhe për të dhënë një premtim. Ai rrëfeu në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se bashkëshortja e tij, Fizja, të cilën e ka njohur kur ajo ishte 16 vjeçe është kujdesur 4 vjet për nënën e tij që vuante nga kanceri deri në momentin kur ndërroi jetë.
Nëna, e cila ishte e lidhur fort me nusen, ka dashur ta surprizojë këtë të fundit në rubrikën e programit por nuk mundi. Armando e ka parë disa herë në ëndërr dhe ka ardhur posaçërisht nga Zvicra për të zbatuar dëshirën e nënës dhe për t’i thënë Fizes se shumë shpejt do të bëjnë bashkimin familjar.
Armando: Unë kam ardhur se më ka lënë nëna një amanet që kurrë s’ta kam thënë as ty, as dikujt se më ka thënë që kujdesin që më ka bërë nusja vështirë se ma ka bërë kush. Të falenderoj jashtë mase që ke bërë atë gjë për nënën time se janë të rralla nuset që bëjnë atë gjë për vjehrrat kështu që të shpreh shumë mirënjohje.
Veç kësaj kam edhe një premtim. Premtimi im është t’ju marr m evete, të jemi një familje e lumtur. Vërtet ke vuajtur se të kam marrë shumë të vogël, ke rritur dy fëmijë dhe një të sëmurë në krevat. Të falenderoj jashtë mase për çfarë ke bërë ti për nënën time dhe për familjen time dhe për fëmijët tanë që do rrisim bashkë. Për tre muaj do ju marr me vete që të jemi një familje e lumtur.
Fize: Në radhë të parë të falenderoj jashtë mase. Nuk e prisja. Shpresoj të bashkohemi më shpejt. Kemi tre yje që kanë nevojë dhe për mua dhe për ty. Fëmijët rriten dita-ditës. Për sa i përket nënës tënde ose nënës tonë, kam bërë atë që më ka dhënë edhe ajo. Kam bërë respektin, ia kam rikthyer kur ajo kishte nevojë.
Kam bërë detyrimin e respektit të familjes dhe do bëja të njëjtën gjë edhe për babain tënd, edhe për çdokënd që do ishte në atë situatë. Kështu që nuk ke nevojë të më falenderosh fare, as të jesh mirënjohës ndaj meje sepse kam bërë atë që kam ndjerë dhe do e bëja përsëri. Ardit të jem e sinqertë, jo se është në botën tjetër sot se ajo është një yll që rrezaton më shumë se sa duhet, por ka qenë një njeri perfekt në çdo aspekt./tvklan.al