Prej 5 vjetësh s’flet me nënën, djali refuzon pajtimin: Del fjala e babit se po bashkëpunoj

Në fundin e seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” nuk ka marrëveshje mes palëve. Melaizja, nëna e cila ka thirrur djalin me të cilin nuk flet prej 5 vjetësh për t’i sqaruar situatën mes saj dhe babait të tij nuk merr asnjë reagim pozitiv nga i biri. Petro më herët u shpreh se nuk e ka marrë malli për të, ai tashmë ka familjen e tij dhe nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt me prindërit e motrat.

 

Gjithashtu, në bisedën telefonike të zhvilluar në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me të atin, Janin që i tha se po bashkëpunon me Melaizen, Petro refuzon ta pranojë. Kjo është një tjetër arsye që ai s’pranon të përqafojë dhe të pajtohet me nënën.

Ardit Gjebrea: Nga Petro çfarë kërkon?

 

Melaize: Nga Petro dua që mos të mendojë që e lashë unë. E lashë e detyruar që mos të prishesha me bashkëshortin se jam me të drejtë të plakës, unë 60, ai 67.

Eni Çobani: Jo, jeni të rinj akoma nuk është kjo…

 

Melaize: Nuk dua që Petros t’i bie barrë në familje kur ka dy çupa të vogla, kur ka grua sidomos tani që ka ardhur jeta shumë e vështirë. Për mua nuk mendon njeri zoti Ardit! S’mendoi ai që kisha 35 vjet!

Ardit Gjebrea: Të paktën ti Petro, je i qartë sot?

Petro: Jo, të thashë unë erdha vetëm se më thirri zonja Eni. Pas kësaj nuk dua asnjë lidhje, në mënyrë absolute.

Ardit Gjebrea: Me askënd?

 

Petro: Me asnjë nga këta.

Eni Çobani: As me nënën tënde?

Petro: Në rrugë uroj mos të më qasen. Pikë.

Ardit Gjebrea: Fare?

 

Petro: Ai që do të gjen, të merr në telefon e të thotë do të pimë një kafe? Nuk bën si kanibal, as thotë mashtrime e gënjeshtra “e di unë, e di unë”. S’më kanë parë me sy, troç.

Melaize: Ardit më ka dhënë shteti 4 dylymë tokë, ai merr qiranë. Ka 33 vjet, s’e kam parë me sy.

Ardit Gjebrea: T’i lëmë këto, unë kam një pyetje. Do ta përqafosh mamin?

Petro: Më vë në pozitë shumë të vështirë se do dalë llafi, ironik e them, se tha bashkëpunoj.

 

Ardit Gjebrea: Po ç’rëndësi ka?

Petro: Jam kthyer disa herë, Jani më ka ndjekur nga shtëpia.

Melaize: E ka ndjekur, ka fjetur në lulishte, mbi një karton.

Petro: Më ka ndjekur, kam ikur nga shtëpia.

 

Ardit Gjebrea: Edhe sikur të bashkëpunosh është nëna jote, s’po bashkëpunon me armikun.

Petro: Të gjitha gabimet që kam bërë nga jeta ime janë këto se kam bërë mbrapa.

Eni Çobani: Mirë ai e kishte që këto janë arsye që s’flasin me njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: E qartë, nuk ka asnjë rëndësi por thotë nuk e përqafoj se do dalë fjala e babait. Ç’është kjo?/tvklan.al

Për më shumë ndiqni videon e plotë:

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME