“Po nuk pate lekë mjekët të lënë të vdesësh!”-rrëfimi i një shtatzëne në Tiranë

“Po nuk pate mundësi të lënë të vdesësh”, ky ishte një mesazh i ardhur në emisionin “Good Morning Albania”.

 

Gazetarja Adela Radovani e ftuar në Euronews Albania tha se kjo është një nga përgjigjet e një ankete të bërë në qytetin e Tiranës me gratë shtatzënë.

 

Sipas gazetares ryshfeti për mjekët herë konsiderohet si ryshfet, e herë si dhuratë.

 

“Përqindja këtu është gjysmë-përgjysmë. Gjysma e nënave që kemi pyetur kanë thënë se e kanë dhënë vetë dhe gjysma tjetër kanë thënë se e kanë lënë ngaqë u ka ardhur kërkesa. Rrethet kanë diçka shumë interesante që nuk vihet re në Tiranë.

 

O janë shumë pozitiv, o janë shumë negativ. Ose janë pozitiv dhe thonë që ne mjekët i njohim se janë komshinjtë tanë, ose janë shumë negative. Në përgjithësi negativ ishin ata që kishin më pak mundësi ekonomike, ndaj ka diçka shqetësuese”- tha për Euronews Albania gazetarja Adela Radovani.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME