Zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, ndërron jetë 46-vjeçarja

Policia turke ka arrestuar të premten dy mjekë nën akuzën për vrasjen e një gruaje 46-vjeçare nga Turkmenistani.

 

Gruaja kishte shkuar në klinikën turke për t’iu nënshtruar një operacioni për zvogëlimin e stomakut me qëllim rënien në peshë.

 

E ndjera, e identifikuar si Aylar Korhanova, është një nga dhjetëra pacientët që u përkeqësuan pasi iu nënshtruan operacioneve të ngjashme në klinikën në Stamboll, raportojnë mediat e huaja. Korhanova iu nënshtrua operacionit më 25 shkurt dhe doli nga spitali pas kryerjes së ndërhyrjes. Më 4 mars, ajo nuk u ndje mirë dhe u shtrua sërish në spital. Gjendja e saj u përkeqësua duke u transferuar në reaprtin e terapisë intensive dhe duke ndërruar më pas jetë.

 

Familjarët e të ndjerës kanë denoncuar mjekët që kanë kryer operacionin dhe drejtuesit e spitalit. Trupi i Korhanova është ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit për kryerjen e autopsisë.. Dy mjekë u arrestuan me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”. Gjykata vendosi që ata të hetohen në gjendje të lirë deri në përfundimin e hetimeve. Dy mjekët ishin ndaluar tashmë ditë më parë në fillim të hetimeve për shkak të efekteve anësore tek pacientët, por u lanë të lirë menjëherë.

 

Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) vlerëson 67 raste të ngjashme të lidhura me injektimin intragastrik të neurotoksinës botulinum, nga të cilat 53 janë regjistruar në Turqi, 12 në Gjermani, 1 në Austri dhe 1 në Zvicër. Nga shumica e rasteve, 60, janë të lidhura me një klinikë private në Stamboll dhe tre me një tjetër në Izmir. Simptomat e pacientëve ishin shikimi i dyfishtë, presioni i lartë i gjakut dhe të vjellja

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...