“Në moshën 18-vjeçare kam qenë 1 vjeç”, Eni përshkruan periudhën pas divorcit të prindërve

Në rrëfimin e tij në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për divorcin e prindërve, Eni Tare thotë se ishte një traumë që shoqërohej nga ndjesia e fajit, por e ka bërë më të fortë. Ish-konkurrenti i “Love Story” shton se është rritur mirë dhe pak nga pak nisi t’ia pranonte vetes divorcin e prindërve. Në moshën 18-vjeçare, ai ndjeu se kishte rilimdur.

 

Eni Tare: E kam pasur gjithë kohës me vete këtë ndjenjën e fajit dhe ajo më ka bërë më të fortë. Sa më shumë kalonin vitet, aq më shumë unë mësohesha me këtë idenë e divorcit dhe nuk e kisha problem edhe te njerëzit sepse siç e përmendëm jam rritur në një qytet të vogël dhe “shiko ky djali me prindërit e ndarë”, kur ishte kjo fjala dukej sikur ishte një person i pavlerë, sikur ishe kot, me dy prindër të ndarë dhe nuk të kishte njeri qejf apo…

 

Alma e përmendi shumë mirë, në moshën 18 vjeç unë kam rilindur së bashku me time më, me mamin, normalisht ajo ka qenë tjetër moshë. Më dukej sikur 18 vjeç unë kam qenë 1 vjeç, sikur e kam filluar nga e para dhe kam njohur njerëz të rinj, punë të reja, jam bërë më shumë ambicioz, kam arritur të plotësoj ëndrrat e mia, dëshirat…/tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME