Rrëfimi emocional i banorit të njohur të ‘Big Brother Vip’ për Oltën, i tregon momentin më të vështirë të jetës

Aktori i humorit, Elvis Pupa ka zbuluar teksa bisedonte me Oltën lidhur me gjendjen e tij emocionale brenda BBV, pasi këto ditë ai bën 8 vite që ka humbur babain e tij në një aksident në det.

 

Ai ka rrëfyer përballjen me momentin e vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit.

Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.

Si ke qenë këto ditë se nuk të kam parë mirë

 

Elvis Pupa: Doja me dal se më dukej vetja sikur po rrija kot, thashë më mirë dal jashtë bëj ndonjë punë.

O Visi ca je duke thënë, ti je rreze dielli këtu në shtëpi.

Ti je energji pozitive, je shumë i mirë

 

Elvis Pupa: Kam dhe një gjë tani në këtë periudhë, një lidhje emocionale me ca data dhe jam çik kshu si…

Elvis Pupa: Më kap ndonjëherë kështu dhe mua. Unë mundohem ti kontrolloj emocionet, jam i ndjeshëm por nuk e jap veten, i mbaj gjërat përbrenda e më lodhin.

 

Ke humbur një person të afërt?

Elvis Pupa: Babën, me atë e kam. Po i afrohet data e ditëlindjes këtë periudhë. U bënë tetë vite që e kam humbur.

 

Elvis Pupa: Aksident. Them shyqyr që e patëm dhe aq, se disa nuk i kanë, disa nuk i kanë njohur hic. Ishte aksident në det, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam. Ka pasur dallgë, është futur dhe nga lodhja e ka lënë zemra.

Elvis Pupa: Po, ka pasur dallgë të forta. Nona ka qenë me të aty edhe e ka vuajtur shumë. Kur të vjen kështu përnjëherë dhe je larg, është e vështirë. Unë e kam kaluar e kam pranuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME