“Mjeshtrja e Madhe” Irini Qirjako ishte e ftuar speciale në D-Night ku foli për jetën e saj, fëmijërinë dhe momentet e vështira të cilat e kanë shoqëruar atë.
Që me vdekjen e djalit 3 ditë pas lindjes e deri tek përplasja e vajzës në karrocë, Qirjako ndan me publikun një moment aspak të këndshëm me vajzën e saj 2 muajshe.
Dajana: Cili ka qenë momenti yt më i vështirë në jetën tënde?
Irini Qirjako: Më kujtohet nqë goca ishte e vogël dhe e kisha në karrocë dhe shtëpinë time e kisha te rruga e Elbasanit dhe vjehrra ime ishte tek kinema “Agimi”. Unë gjithë rrugës së Lanës me karrocë po shkoja tek vjehrra që të dilnim tek parku “Rinia” dhe ma mbante gocën.
Aty vjen një biçikletë, një çun i papërgjegjshëm dhe e përplas karrocën dhe goca ime bie përmbys. Sesi Zoti ma dha fuqinë dhe nuk e lashë gocën të më binte në asfalt dhe e kapa…imagjino goca ime ishte e vogël, pra kisha dy muaj që kisha dalë nga materniteti dhe ime bijë qëndroi dy muaj në incubator sepse lindi 1 kg e 300 gr.