Mbesa vjen t’i kërkojë falje pas 3 vjetësh, gjyshja refuzon ta takojë dhe largohet

Liliana, gjyshja e Aleksandrës ka pranuar të vijë në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo fajëson vajzën e saj për dy martesat e dështuara prej të cilave ka qenë Liliana që ka rritur 4 fëmijë. Por pas kësaj, zemra i është thyer më shumë pas largimit nga shtëpia të së mbesës, Aleksandrës me të cilën ka 3 vjet që nuk flet.

 

Në momentin që imazhi i Aleksandrës shfaqet në ekranin përballë Lilianës, ajo refuzon ta shohë. Madje kërkon që ekrani të mbyllet tërësisht sepse nuk dëshiron të komunikojë me të. Liliana ndan versionin e saj të historisë prej të cilit kuptohet se do të kishte dashur që Aleksandra t’ia rrëfente lidhjen e saj që në momentin e parë dhe jo të vepronte fshehurazi.

 

Ardit Gjebrea: Aleksandra sot nuk kërkon asgjë nga ju, kërkon vetëm dashurinë që i ka munguar.

 

Liliana: Jo, jo, jo. Baba ka Aleksandra, gjyshe tjetër ka. Unë e rrita, hallall ia kam bërë. Deri në moshën 18 vjeç e kam larë unë, ja atë, deri në moshën 18 vjeç unë e kam larë.

Ardit Gjebrea: Shikoj që qenke e lënduar dhe nuk është një moment pajtimi.

 

Liliana: Jo, tani të më ulë mua, donte një njeri, të më thoshte moj nëna, unë dua një djalë.

Ardit Gjebrea: Ka patur frikë.

Liliana: Jo, jo.

 

Ardit Gjebrea: Se ishte e vogël.

Liliana: Nuk ishte puna për frikë, të më thoshte “nëna dua një djalë”. Se të më thoshte mua, të kisha një çikë… unë e dija çfarë bëja, kupton ti? Unë e bëra me shkollë.

Ardit Gjebrea: Nuk të kishte treguar se djalin e donte që më përpara, nuk të kishte treguar se kishte frikë si do reagoje ti.

 

Liliana: Nuk na la përshtypje se unë nga shtëpia nuk e nxirrja.

Liliana e bën të qartë që nuk dëshiron të bisedojë dhe të pajtohet me mbesën ndaj largohet nga studioja e programit./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME