SHKODËR/ PA SHTËPI MBI KOKË, E MOSHUARA: NA NDIHMONI, SKEMI ASGJË…

Një shkëndijë elektrike u shkrumboi të gjithë mundin e një jetë. Prej dy muajsh familja Haxhia vijon të jetë pa çati mbi kokë pasi shtëpia iu dogj në datën 7 shkurt 2023. 80 vjeçarja Fahrie Haxhia me lot në sy tregon se ajo bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj kanë shpëtuar mrekullisht nga ky zjarr. Nga ana tjetër 80 vjeçarja tregon se gjendet në një situatë tepër të vështirë.

 

Të tre anëtarët e familjës Haxhia përveç shqetësimeve të moshës që kanë si Faria edhe bashkëshorti I saj Velia ata kanë të sëmurë dhe jo në gjendje të kujdeset për vete edhe djalin e tyre. Vetë Fahria detyrohet që të kujdeset për të edhe pse në pamundësinë shëndetësorë të saj.

Fahria shpreson shumë që edhe bashkia ti ndihmojë dhe tu mundësojë rindërtimin e shtëpisë, ku edhe proçedurat për plotësimin e dokumenteve të nevojshme u është thënë se janë duke i përgatitur.

 

Apeli I 80 vjeçares është që kushdo që ka mundësi tu vijë në ndihmë meqë jemi edhe në muajin e Ramazanit.

Të tre anëtarët e familjes Haxhia prej dy muajsh janë në mëshirë të fatit dhe me sytë nga qielli e njëkohësisht edhe me shpresën e sensibilizimit të qytetarëve shkodranë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME