Dritan Beqiri, hoxha i cili është është bërë shumë viral në rrjetet sociale për heqjen e magjive ka folur sot në “Shqipëria Live”.
Një ndër magjitë dhe specialitetet e tij janë magjitë me vezë. Sipas hoxhës ato janë të rrezikshme dhe duhen trajtuar me shumë kujdes.
“Leximi i rukjeve bëhet në veshin e djathtë me zë të lartë. Kjo është tradutë profetike. Shërimi varet nga forma dhe ndikimi i personit nga magjia. Por shërimi fillon që pas leximit. Unë i shoh magjitë sipas simptomave që ato shfaqin.
Personat që duan të shërohen duhet të falen të 5 vaktet, të lexojnë kuranin dhe të largohen nga harami.
Edhe persona të feve të tjera vijnë dhe pranojnë që t’i ndihmoj.
Gati 46 % vijnë nga Tirana, më pas nga jugu.
Arjon Muça: Çfarë do të thotë magji me vezë?
Magjia me vezë, ka simptoma:
Shkatërrim total ekonomik, sherr në familje dhe ftohje mes pjesëtarëve të familjes.
Erjona Rusi: Magjia me e vështirë që keni hasur?
Më e rrezikshmja është kjo me vezë dhe ajo e ndarjeve, që sjell probleme sociale.
Unë se shoh dot se kush e ka bërë. Magjia bëhet për shkak të lakmisë.
Arjon Muça: Përse bëjnë magji me ushqime?
Përfitojnë nga rasti për t’i ngrënë dhe t’ua përcjellin. Para disa vitesh përdornin nuska”, tha hoxha.