“Pse Beneti?”, Besi Bekteshi: Është i vetmi që ka një program për Shkodrën

Opinion nga Besi Bekteshi

14 majin dikush e quan si “përplasjen e madhe”, dikush të rëndësishëm, dikush të fortë! Po, po mbase! Por për mua, nuk ka asgjë interesante! E vetmja gjë interesante në 14 maj 2023 është Shkodra. Gara në Shkodër. Dy herë PS ka bërë llogari gabim. Ka marrë disi jo me seriozitet dhe njohuri garën në Shkodër. Si pasojë, qyteti i madh i veriut që tashmë në mënyrë tragjike vazhdon të quhet – antikomunist, ka vazhduar eksperimentin grotesk me Voltanën dhe në mënyrë akoma më sektare (brenda për brenda forcës politke) dhe mbase dhe perfide – me Bardhin! Mirëpo “antikomunizmi” i Shkodrës ka qenë i jashtëzakonshëm në komunizëm, sepse kur voton gati për 33 vite një komunist si Berisha, nuk je, as nuk do të mundesh të konsiderohsh kurrë më antikomunist. Thjesht nuk ka kuptim! Po Shkodra, ka akoma qëndrim të rreptë dhe mosbesues, por ky në zgjedhje nuk është “antikomunizëm” por “pro berishizëm” kur voton gabimisht një individ të tillë, që e ka kthyer Shkodrën në “laboratorin e tij të kimisë kriptokomuniste” në Shqipëri!

Problemi i madh janë të zhgënjyerit që tashmë mungojnë në votim. Megjithatë unë titullin e shkrimit e kam – pse Beneti? E padyshim, e vendos në mënyrë afermative nga ana ime pavarësisht nga pikëpyetja në fund! Nuk e them pse tashmë jam bindur se Bardhi do vazhdojë Voltanën dhe ndoshta më pa respekt për zhvillimin e qytetit dhe mos bashkëpunimin me këdo jashtë Berishës që është në qeveri! As për frymjen kot dhe asnjë program zhvillimi përveç “antikomunizmit dhe foltorizmit”! Jo, kësaj rradhe Shkodra ka alternativë. Benet Beci është i ndryshëm nga të gjithë kandidatët dhe të forcës së tij politike për Bashkinë e Shkodrës. Së pari nga karakteristikat e tij personale! Beneti ka aftësinë për të dëgjuar dhe kuptuar! Po po, mundësisht dhe atë që është i bindur që i jep votë! Benet Beci ka që nga marrja e mandatit të deputetit që dëgjon me durimkur i bëjnë vërejtje forcës politike të tij dhe me edukatë e ndajnë pak prej saj dhe me aftësi intelektuale në fund pa sharë, pa cënuar, pa demostruar pakënaqësi bashkon pikërisht veten me PS-në që e ka kandiduar. Benet Beci nuk mallkon dhe nuk shan, por as nuk ngutet në përfundime. Në asnjë rast. Ai pranon se është politikisht një gati “autsider” dhe jo kaq shumë i zhytur politikisht në veprimtari, por që thotë, se ka punuar me të gjithë si në kohë e Berishës dhe të Ramës! Ai menjëherë shfaqet si njeriu i punës dhe aksionit në punë dhe projekte! Tashmë, janë një pjesë e madhe që e kanë kuptuar! Atë sasi njerzish, intelektualësh dhe socialistësh, por dhe demokratësh, që një njeri i politikës i zellshëm ka bërë 10 vite për ti takuar dhe dëgjuar, Beneti e ka bërë brenda dy vitesh dhe vazhdon ta bëjë çdo ditë.

Sot Beneti ka grupin më të strukturar mirë dhe në saj të ndihmës së Spiropalit sigurisht dhe njerzve në aksion, por ka një ndryshim nga dikur! Janë të ngjashëm pothuaj me Benetin! Pa zhurmë dhe pa ngritje tonesh dhe pa sisteme shitmendje potencialisht të urryera në Shkodër. Uroj ti mbajnë deri në fund këto cilësi! Beneti kërkon të dijë si në vertikalen politike dhe filozofike të Shkodrës dhe në horizontalen shoqërore! Ai është i pari që ka parimin e studimit të tillë politik. E bën si një “menaxher” që kërkon të fitojë në projektet e tij zhvilluese me qytetin dhe sistemin e tij ekonomik! Tashmë Beneti di çfarë është bërë me Shkodrën si nga pushteti vendor dhe ai qëndror në vite! E di me shifra dhe me individë, por dhe histori rënie dhe suksesi të pakët. Ai është kritik dhe me qeverisjen e maxhorancës së tij! Beneti e di se në 7-8 vitete fundit Shkodra është rrëzuar në të gjitha drejtimet e padyshim edhe kulturalisht përveç se ekonomikisht dhe financiarisht! Beneti është i qartë se ka një barrë të rëndë projektesh ndryshimi! Ai e di se Shkodra do të merret “në qafë” po të vazhdojë edhe disa vite kështu! Nuk e di këtë se kështu i thotë politikisht partia por se kështu i thotë ndjesia manaxheriale dhe zhvilluese që ka prej vitesh. Ai është i vetmi që ka program nga dy pretendentët. I vetmi dhe ndryshe dhe kandidatëve të tjerë socialistë për kryetarë bashkie në Shkodër. Po e përhap dalëngadalë, për tu bërë i përtypshëm sidomos për ato njerëz skeptikë në Shkodër dhe për ato që presin prej tij! Ai shkruan:

Siç e kam thënë në vijim unë nuk jam politikan në të vërtetë “me qenë realist Parlamenti qartësisht nuk ishte për mua”. Mundësia për Bashkinë e Shkodrës më vjen shumë për mbarë, jam mësuar shume më tepër me punë sesa me fjalë dhe qëndrime politike. Ka kolegë të tjerë që mund ta bëjnë atë punë shumë më mirë. Ky ishte një diskutim edhe me KM Rama i cili më tha: Benet qartësisht nuk është në Parlament pozicioni më i mirë për ty, le të bëjmë realitet së bashku me punë konkrete ato që kemi diskutuar me vite për Shkodrën. Beneti është i drejtpërdrejtë kur thotë për qeverinë dhe punën e saj në Shkodër: duhet të kishte bërë më tepër, pavarësisht vështirësive me bashkinë, duhet të kishte qenë më e vëmendshme dhe pro-aktive. Nuk besoj te diskriminimi, nuk ka vëmendje – po. Ai tregon dhe premtimet që nuk ka mbajtur dot si politikan si rrugën e Komanit dhe atë të Zogajt. Ai ka mënyrën e tij të programuar për Bashkinë e Shkodrës duke thënë: Bashkia për ekonominë Bashkia në punë, Bashkia e hapur. Beneti di kush janë në themel problemet e Shkodrës kur thotë: Ekonomia, ekonomia, ekonomia. Migracioni, papunësia, infrastruktura, klima e biznesit jo e mirë. Jemi në periferi të zhvillimeve rajonale dhe në Shqipëri. Polarizim i fortë politik nuk është aspak i shëndetshëm. Megjithatë është optimist dhe thotë: Por nga ana tjetër kemi mundësi të jashtëzakonshme.

Ai prej kohësh ka apeluar shumë, ka pyetur shumë në Shkodër, ka folur shumë pak dhe ka dëgjuar shumë. Sot po fillon të flasë shumë dhe dalëngadalë projektet dhe mbështetja për to po ju sqarohen strukturave të partisë dhe tashmë strukturave shoqërore në Shkodër. Lagje më lagje, periferi dhe qendër. Intelektualë dhe sipërmarrës, njerëz të thjesht, të rinj dhe pensionistë. Çdo ditë. Në mënyrë kapilare dhe pa bërë bujë e zhurmë, por dhe pa shumë elementë që në Shkodër vërehen për keq si mendjemadhësia dhe kapadaillëku! Beneti nuk ka asnjë lidhje me elementë të tillë. Prandaj them edhe unë – Beneti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...