Gruaja i jepte dhëndrit para fshehurazi, burri: Ti si lopa që e mjel dhe në fund i fut shkelmin!

Seanca e ndërmjetësimit mes bashkëshortëve në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan përfshin konflikte familjare dhe pronësie. Qerimi i kërkon Nafijes paratë që ajo i ka dhënë ish-dhëndrit të tyre i cili ua ka marrë duke i thënë se do të ishin për shkollimin e vajzës së tyre dhe njëkohësisht, gruas së tij. Paratë janë dhënë gjatë kohës që çifti ishte i martuar.

 

Nafija e akuzon bashkëshortin se martesa e vajzës ndodhi prej fjalëve të kushëririt të tij. Ndërkohë, dhëndri duke iu marrë disa shuma parash ka blerë disa toka. Paratë ia ka dorëzuar Nafija. Qerimi thotë se nuk ka qenë aspak në dijeni të veprimeve të gruas së tij sepse pjesën më të madhe të kohës ishte në punë.

 

Eni Çobani: Erdhi një propozim për vajzën. Vajza ishte 17 vjeç në gjimnaz. Zonja thotë “më thanë që do ta marrim do ta çojmë për studime në Greqi”. Se kush ia ka thënë këtë, nuk e di. Tani ia jep Astrit Toçit, e çon në Greqi dhe në Greqi e dëgjuat vetë se ku përfundoi vajza,jo në shkollë, por në një pyll thonë zotërinjtë.

 

Nafije: I ka vënë plastmasa, se kam çuar vajzën e madhe mbrapa.

Eni Çobani: Ku?

Nafije: Në Greqi e kam çuar me gjithë burrë. Ia kam paguar prapë ato,këtij nuk i tregonin se merrte automatikun.

 

Eni Çobani: Tani, të lutem zonja Nafije, ju vendosët të shisnit gjithçka në Bulqizë, pas ikjes së vajzës, Luljetës dhe të vini në Sukth.

Qerim: Nuk diskutohej.

Eni Çobani: Dalin shifrat 4 milionë. Pse është dhënë 4 milionëshi që ta kuptojmë se unë e kam këtu por duhet ta shpjegosh ti për publikun. Kujt ia dhe zonjë 4 milionë? Për çfarë arsyeje ia dhe se 2500 ia dhe dhe vajza ku të përfundoi?

 

Nafije: Shkoi në gjimnaz, më gënjeu, në Greqi e kishte futur në kanalet e zeza se shkoi dhe vajza e madhe. Edhe më ka ardhur e më ka gënjyer “të marr unë tokën se kam pashaportizim”, ia dhashë.

Eni Çobani: O Qerim i ke ditur ti këto lëvizje apo s’i ke ditur? Ku punoje ti mor zotëri, ku ishe ti?

 

Qerim: Isha në punë moj Eni.

Eni Çobani: Po ishe në punë po njeriu nga puna vjen në shtëpi mor burrë i dheut! Ç’është kjo, ishe në punë S’vije në shtëpi ti fare, s’flisje me Nafijen? Flisje?

Qerim: Vija se isha në punë gjithë ditën duke punuar me makinë me…

Eni Çobani: Po çfarë bëje, flije pastaj vetëm?

Qerim: Punë ndërtimi kam pasur.

 

Nafije: U shëndosh se ka qenë sëmurë ky 8 vjet.

Eni Çobani: Ah po prandaj paske bërë kështu ti!

Nafije: I mbushi xhepat me para se e ndihmuan vëllezërit e mi dhe mori rrugët!

Qerim: Ç’më kanë ndihmuar vëllezërit e tu?

Nafije: Kush?

 

Qerim: E kam çarë me krahët e mi vetë duke punuar!

Nafije: Të kanë ndihmuar 2 herë vëllezërit e mi, një herë 4500 Euro m’i dhanë mua.

Qerim: S’të ka ndihmuar kurrkush! Komplet me djersë me fëmijët e mi! S’po them se ti s’ke punuar, por si puna e lopës që e mjel dhe në fund i fut shkelmin. Kjo është puna jote!/tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME