Grabit dhe shet shtëpinë e motrës në Shkodër, gjykata “zhduk” përgjegjësit

Leonidha Isufi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan kunatin e tij Gëzim Dredhëza, i cili në vitin 2004 i shiti dhe vodhi apartamentin e motrës së tij, gruas së Gëzimit, e cila jetonte në Greqi dhe ia kishte lënë për kujdes. Pasi ngjarja u mësua, kunati premtoi kthimin e shumës, ose apartamentin, por në 10 vjet nuk bëri asgjë.

 

Leonidha Isufi: Shtëpia ishte shitur në datën 30 Dhjetor të 2001-it. Unë e mora vesh në 2004 që është shitur shtëpia.

 

Gazetari: Si e morët vesh apo thjesht u rikthyet në Shkodër?

Leonidha Isufi: Më thanë njerëzit e tjerë të njohur. “Nuk e di që ta kanë shitur shtëpinë?” Thashë ç’ bën vaki në këtë vend, ku di unë…

Gazetari: Dhe u ktheve në Shkodër.

Leonidha Isufi: Shkoj i them çfarë është kjo punë, thotë “po deshët në fillim ju liroj shtëpinë time”. Po jo çfarë shtëpinë tënde! Kaluan ca vite, “a po më prisni?” Po po të presim…

 

Vlera e apartamentit, i cili ka një sipërfaqe 55 metra katrorë është rreth 35 mijë Euro.

Në këto kushte, Leonidha hapi gjyq civil në Shkodër, duke kërkuar nga 5 persona kthimin e dëmit dhe apartamentin. Këta 5 persona ishin kunati, Gëzim Dredhëza, blerësit, një çift pleqsh me mbiemrin Syla, nipi i tyre Qemal Syla, sot Drejtor i Abu -Dabi Bank në Shkodër, i cili kishte firmosur në emër të gjyshërve të tij, duke falsifikuar firmat dhe noteri, ku u bë akti i shitjes, Arben Kopliku.

 

Por një prej të pandehurve, Drejtori i Bankës Abu-Dabi Shkodër, Gëzim Syla, u zhduk nga avokati i Leonidhës, me justifikimin, se nuk i gjeti adresën.

 

Avokati Redi Xhelepi: Unë kur kam bërë padinë nuk e kam vënë Qemalin. Pse, e para, i kam kërkuar pavlefshmëri të kontratës dhe kthimin e shtëpisë. Kam padit këta të dy që jetojnë aty, që janë përfitues. Kam padit Benin (noteri Arben Kopliku), kam padit edhe Gëzimin (kunatin). Atë nuk e kam padit dhe një nga arsyet është se nuk kisha adresë të saktë. Mos u ngut! Dhe ty realisht, e thirra, nuk e thirra atë, ti në fund do të marrësh dëmshpërblimin dhe shtëpinë. Unë po qe për t’i bërë nder, mund t’i bëja Benit (noteri Arben Kopliku) që më ka ardhë me 100 zagarë.

 

Arben Kopliku dhe Gëzim Dredhëza e kanë pranuar vetë në gjykatën e shkallës së parë falsifikimin e firmave. Gjykata e shkallës së parë Shkodër vendosi të rrëzonte kërkesë-padinë dhe familja Isufi kishte mundësinë ta apelonte brenda 15 ditëve. Çështja shkoi në Apelin e Shkodrës,institucion që e ktheu sërish në shkallën e parë për gjykim. Por Apeli “zhduku” këtë herë noterin Arben Kopliku.

 

Leonidha Isufi: Po mirë, në shkallë të parë unë e dija, që ishte, po në Apel nuk më del.

Avokati Redi Xhelepi: Del mo del, po nuk të ka dalë vendimi i Apelit ty, atëherë ke të drejtë me ulërit, me kërku.

Leonidha Isufi: E pyeta sekretaren, “o zonjë këto janë të paditurit?” Po, – më tha.

Avokati Redi Xhelepi: Këto i ka kap sistemi mo burrë, që i ka fut ai…

 

Leonidha Isufi: Po pse nuk hoqi një tjetër ai, po shkoi e hoqi këtë mo? (noterin Arben Kopliku)

Avokati Redi Xhelepi: Le të të sqaroj një çikë! Nuk ka si ta heqi, kur të shofësh vendimin, atëherë kam unë për borxh, t’i them Apelit, ke heq Arben Koplikun, kërkoj korrigjim vendimi.

Pas interesimit të “Stop”, dosja shkoi në shkallë të parë, por i mbetet organeve kompetente, që të hetojnë dhe zbulojnë, sesi u zhdukën dy të pandehurit nga vetë sistemi, pa dijeninë e denoncuesit Leonidha Isufi./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME