Martesa, para ligjit apo para Zotit? Kjo temë dukej se e prekte shumë Çimen nga Elbasani. Gjatë programit “Aldo Morning Show” ajo tha se nuk duhej të ishte martuar fare.
Tashmë, rreth 70 vjeçe, Çimja thotë se bashkëshortin e ka kot dhe se është e detyruar që të bëjë punët e shtëpisë, t’i bëjë bukë burrit e të punojë.
Por teksa pyetet pse nuk divorcohet, Çimja thotë se tashmë në këtë moshë me fëmijët mbi 50 vjeç nuk ia vlen.
Çimja: Për mendimin tim unë nuk duhej të isha martuar fare. Ashtu ka qenë koha atëhere dhe… Po të ishte kjo kohë tani nuk do martohesha. Nuk e pëlqej martesën. Kot fare. Ik në punë, hajde në shtëpi. Bëj punët e shtëpisë, mbaj kalamajtë, bëji bukë burrit… Ik e paj Zotin. Do të kisha një të dashur ndoshta dhe do rrija vetëm. Po u martove ke një detyrim shpirtëror, por më mirë mos të martohesh.
Aldo: Te i dashuri nuk ke detyrim shpirtëror? Dëgjo po të dashurin nga e ke?
Çimja: S’kam të dashur unë, jam 70 vjeç tani.
Aldo: Po ke bashkëshortin pra?
Çimja: E kam kot. Martesë koti. Hajde laje shpëlaje. Ik e burrë, paj zotin.
Aldo: Në këtë moshë nuk besoj do shkoni në pub.
Çimja: Jo, jo por po them që të jem për këtë rininë tani nuk do të martohem. Marr një shtëpi me kredi.
Aldo: Qenke mërzit nga martesa apo nga burri se nuk po e kuptoj?
Çimja: Nga të gjitha. Jetë koti. Nuk më hyn gjë në sy më./tvklan.al