E dhunuar nga kunati, Sadetja e ngashëryer rrëfen detajet tronditëse

Firma e testamentit që Sadetja nuk pranon t’ia japë vëllait të saj, Ilirit, ka pasoja më të thella se sa vetëm zvarritja e çështjes.

 

Siç sqaron ndërmjetësja e rubrikës “Shihemi në Gjyq” Eni Çobani, nëse Sadetja ndërron jetë përpara bashkëshortit të saj, atëherë ky i fundit ka të drejtë të kërkojë pjesë nga shtëpia dhe toka e familjes së Sadetes dhe Ilirit, që prindërit e tyre kanë lënë trashëgimi.

 

Jo vetëm bashkëshorti i Sadetes, por edhe familjarët e tij dhe të gjithë brezat fitojnë këtë të drejtë në një rast të tillë. Gjatë seancës në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan Sadetes iu shpjegua disa herë se Ilirit i takon me të drejtë kjo firmë sepse prindërit ia kanë lënë atij trashëgimi, pavarësisht se ai ua ka lënë tokën motrave e vëllezërve duke mbajtur shtëpinë.

 

Sadetja pranoi se e vetmja arsye që ajo nuk ia jep firmën është tentativa për të përfituar para nga Iliri që të marrë certifikatën e pronësisë së banesës së saj bashkëshortore. Në këtë pikë të rubrikës, Sadetja shpërthen në lot dhe nis të tregojë të gjithë dramën e saj familjare duke denoncuar publikisht dhunën e ushtruar ndaj saj nga kunati.

 

Sadete: Vjehrri me vjehrrën më çoi në gjyq, më tha “do t’i jap letrat me gjyq”. Më çoi dy herë në gjyq, nuk ma dha.

 

Ilir: Po s’të kam çuar unë në gjyq.

Sadete: Kunati shkon, më del përpara me gjithë çun, thotë “mos i jepni këtij se s’ka fëmijë”, ç’e drejtë ish kjo? Ku të shkoj unë? Ai ka pushtet, ne s’kemi, ne jemi punëtorë të thjeshtë. Çfarë t’i bëj unë Qemal Veizit? E ka blerë pushtetin, na ka vrarë, na ka dërrmuar, e di gjithë Kavaja. Thotë unë ty “o do të të çmend, o do të të ndaj”, më thotë mua nëpër shtëpi, shan të zezat e më të zezat. “Qen bir qeni”, shan edhe prindërit e mi në varr, “qen bir qeni thotë, ti më ke zënë vendin më të mirë”. Aty ku na lanë, aty ndenja. Çfarë të bëj unë, ai më shan prindërit e mi në varr?

 

Moderatori Ardit Gjebrea i shkon pranë dhe e pyet nëse ajo ka kryer denoncim për këtë rast. Sadetaj thotë se po, por nuk ka marrë kurrë trajtim dhe mbështetje nga institucionet.

 

Sadete: Kam denoncuar, por nuk flas dot se kam siklet. Kam denoncuar, kam shkuar në polici. Më vrau, më dërrmoi, kam fotot aty. Shkova te mjeku ligjor, shkoi e bleu, nuk u bë asgjë. Unë shkova atje, thoshte ka ikur me pushime, dy javë rrugëve të Durrësit.

 

Nisur nga rasti konkret, Ardit Gjebrea bën thirrje që rasti i Sadetes të shqyrtohet me imtësi nga instancat përkatëse./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME