Një nga konkluzionet e studiuesve lidhur me binjakët është telepatia midis tyre për mendimet, ndjesitë, gjendjen fizike dhe shpirtërore. Binjaket e ftuara në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Sada dhe Sara tregojnë një rast konkret që iu ka ndodhur në moshën 12-vjeçare.
Sara ndodhej në shkollë ndërsa Sada në shtëpi duke përjetuar simptomat e apandesitit. Këto të fundit i ndiente edhe Sara e cila shkoi menjëherë te e motra dhe i shpëtoi jetën.
Sara: Njëherë një rast i shkurtër ishte kur ishim në klasën e shtatë dhe Sada qëndroi në shtëpi se ishte shumë sëmurë dhe unë isha në shkollë. Në ato momente, isha në orarin e mësimit dhe kisha marrje fryme, nuk po ndihesha mirë, kisha një lloj ndjesie dhe duke e ditur që isha vetëm 12 vjeç, minorene, normalisht ishte periudha kur na merrnin prindërit nga shkolla, unë vendos të iki nga shkolla pa lejen e mësuesit dhe iki në shtëpi dhe gjej Sadën të shtrirë. Sada ishte sëmurë me apandesitin dhe u operua. Pra rasti ishte që unë e ndjeva që Sada ishte sëmurë dhe lashë orën e mësimit për të shkuar në shtëpi që…
Katerina Trungu: Në njëfarë mënyre ti e ke shpëtuar.
Sara: Po, e kam shpëtuar.
Katerina Trungu: Ka qenë vetëm?
Sara: Po, ishte vetëm në shtëpi dhe normalisht që e kemi këtë lloj telepatie./tvklan.al