Të pandara edhe në gjumë, binjaket: Ende flemë të përqafuara me njëra-tjetrën

Një kuriozitet lidhur me binjakët është se përgjithësisht duan të kenë kontakt fizik me njëri-tjetrin edhe gjatë gjumit. Për këtë kuriozitet, Sada, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan së bashku me binjaken e saj, Sarën, thotë se pavarësisht se janë 28 vjeç, vazhdojnë të flenë ende të përqafuara.

 

Sada: Ne flemë të përqafuara me njëra-tjetrën.

Katerina Trungu: Akoma?

Sada: Po.

 

Katerina Trungu: Seriozisht?

Sada: Duam gjithë kohës që të flemë bashkë.

Sara: S’duhet ta kishe nxjerrë këtë!

 

Katerina Trungu: Sara ndërkohë që thotë “pse e tregove këtë?” Vërtet e ke këtë?

Sada: Po sepse shtrihemi ndonnjëherë të dyja duke bërë muhabet…

Sara: Madje edhe krevatin e kemi dopio.

 

Sada: Po. Ne jemi të ndara midis dy shtëpive, kemi edhe shtëpinë private, edhe apartamentin ku jetojmë bashkë të dyja edhe shpeshherë e kemi këtë problemin kur na gjejnë mbërmjet deri vonë me njëra-tjetrën duke bërë muhabet dhe pastaj përfundojmë gjithmonë duke fjetur bashkë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME