Gjermania “e etur” për punonjës të kualifikuar, del me thirrjen urgjente

Një studim i ri i kryer nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike të Këlnit ka treguar se mungesa e punëtorëve në Gjermani ka arritur një nivel të lartë të të gjitha kohërave.

 

Sipas studimit, aktualisht ka më shumë se 630,000 vende pune që duhet të plotësohen, që do të thotë se Gjermania ka nevojë për punëtorë emigrantë për të ndihmuar ekonominë e saj të përballet me mungesën e vazhdueshme.

 

Në raportin e lëshuar nga Instituti sqarohet se sa më e kualifikuar të jetë puna, aq më e vështirë është gjetja e punonjësve për këtë pozicion.

 

I njëjti studim zbuloi se kandidatët që kanë përfunduar arsimin e lartë janë kryesisht të kërkuar dhe theksoi se degët e elektroteknikës, IT dhe ndërtimtarisë, ndër të tjera, janë aktualisht më të prekurat nga mungesa.

 

Sa u përket vendeve të punës në shërbimet sociale, shëndetësi, arsim dhe mësimdhënie, studimi shpjegon se edhe ata po përballen me një mungesë të madhe punëtorësh. Të dhënat tregojnë se nëse kjo tendencë vazhdon, Gjermania do të ketë nevojë për rreth 80,000 mësues deri në vitin 2030.

 

Përmes studimit, autorët thanë se nëse Gjermania dëshiron të trajtojë në mënyrë efektive mungesën e saj aktuale të fuqisë punëtore, vendi duhet të fillojë të mirëpresë më shumë punëtorë emigrantë, duke e quajtur një veprim të tillë një domosdoshmëri.

 

Duke komentuar këtë çështje, drejtoresha e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles, tha se rritja e vendeve të punës ku punonjësi duhet të japë kontribute sociale, është pothuajse tërësisht falë emigrantëve nga vendet joanëtare të BE-së.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME