Shkriu pasurinë për të ndihmuar vëllain, gruaja: Nuk të ndaj derisa të marr djersën e fëmijëve!

Konflikti i radhës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka në qendër një çift.

Liria dhe Dhimitri investuan në një biznes me kursimet e tyre të emigrimit, i cili falimentoi. Më pas në një hapësirë toke vendosën të ndërtonin një bar-restorant. Në secilin prej aktiviteteve të tyre, ata kanë patur gjithashtu si ortak vëllain e Dhimitrit, Spiron i cili është i vetmi që rezulton në dokumentacione.

Pra si Liria, ashtu edhe bashkëshortja e Spiros nuk figurojnë si kontribuese edhe pse kanë punuar. Ndërkohë, Dhimitri ka ndihmuar edhe në ndërtimin e shtëpisë së vëllait duke lënë si kolateral në bankë banesën e vet. Dhimitri ka humbur shtëpinë e tij për shkak se nuk mundi ta shlyente kredinë.

Sot çifti është në konflikt për shkak të parave që vëllai i Dhimitrit iu detyrohet sepse Liria i kërkon, ndërsa bashkëshorti i saj thotë se do ta presë të vëllain sa të jetë e nevojshme.

Dhimitri: Banesën e kisha… e shita me qëllim që të ndërtoja lokalin të vazhdoja se më ngeli vëllai, trysnia e vëllait, trysni nga familja, unë i papunë, ngela u bëra…

Eni Çobani: Po pra, ky biznes pra u vu përsëri me lekët tuaja.

Dhimitri: Me lekët e mia.

Eni Çobani: Po pra, këtë po thotë edhe zonja. Po ju bëj vetëm një pyetje… borxhet tuaja sot i nderuar, vazhdoni t’i paguani?

Liri: Po, vazhdon.

Eni Çobani: Ku i gjeni të ardhurat për të paguar borxhet?

Liri: Me pensionin e Dhimitrit, ne rrimë te kalamajtë, hamë, pimë te kalamajtë. Bravo i qoftë atij dhe tani thotë do e shikosh ti. Do ta shikosh ti zotëri se unë nuk të ndaj ty pa marrë lekët se emri jonë nuk figuron në asnjë…por s’të ndaj.

Dhimitri: Nuk ka shanse moj, merr vesh apo jo?!

Liri: Po, po, po shko atje shko.

Dhimitri: O ç’ke për të hequr prej meje, mendërisht, mendërisht!

Liri: Unë nuk të hiqem se unë s’të ndaj derisa të marr djersën e fëmijëve!

Dhimitri: Opingën e Sheros do marrësh, të jesh e bindur! Vëllait ia fal, të gjithëve ua fal, ty s’ti jap më!/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME