Qytetari i indinjuar: Në katune nuk thirret më emri i burrit mo lali, banesa e filanes thonë!

Rimi nga Vora, ka qenë disi i indinjuar për pushtetin që sipas tij kanë marrë gratë në ditën e sotme. Për “Aldo Morning Show” në Tv Klan ai u shpreh se tashmë nëpër fshatra, nuk thirret te banesa në emër të burrit, por e cilësojnë si “shtëpia e filanes”.

Rimi: Në ditët që kanë ardh sot ka mbet që të thërrasim në banesa në emër të filanes, jo të filanit. Imagjino se sa pushtet kanë marrë femrat. Unë s’jam kundër, të kenë pushtet edhe femrat edhe meshkujt, por jo kaq shumë e marrtë e mira se sikur s’shkon.

-E kanë marrë me zor pushtetin?

Rimi: Jo absolutisht jo, nuk po gjykoj femrat. Kam një grua edhe një vajzë. Kam edhe çunin, por problemi është jo aq autoritare gratë ndaj burrave. Kanë filluar sikur duan të drejtojnë gjithçka.

-Lëri ta bëjnë provë njëherë!

Rimi: Unë jam në rregull si familje, po shoh shumë skema nëpër rrugë, lagje, katune.

-Çfarë sheh nëpër katune?

Rimi: Pasha të zotin ka të forta, po nuk thirret më emri i burrit mo lali, thirret emri i gruas.

-Ku është e keqja?

Rimi: Ore kur vij te shtëpia jote thirret o Aldo apo…?

-E para nuk thirret se marrin në telefon.

Rimi: Ligji i të parëve ka qenë, nuk them ta rikthejmë atë kohë, por të jemi më koshientë. U jap të drejta, por jo në atë limit që kanë marrë.

-Po kush je ti që jep të drejta, thotë njëra?

Rimi: Unë s’jam askush, jam vetvetja. Jam me familjen time, jam 55 vjeç dhe sinqerisht po ta them, me pastërti ta them nuk pres të më urdhërojë ime shoqe për gjëra që nuk i takojnë. Siguria është e përbashkët, të flasim realitetin, të kesh një burrë e grua që shkojnë mirë, siguria është e plotë. Siguria ushqimore, e fëmijëve, e banesës, gjithçka! Disa nuk i kuptoj, gratë që jetojnë vetëm, ja të erdhi dikush natën kush do të dalë në mbrojtje ty moj zonjë?!/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME