I ati u diagnostikua dy herë me tumor, Xhiliola: M’u shemb bota

Marrëdhënia e Xhiliolës me babain e saj nuk ka qenë kurrë si shokë, por një raport atë e bijë ku asaj i janë diktuar prej tij hapat dhe shembulli që duhet të ndjekë. Gjatë përmbledhjes së historisë nga Xhiliola në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, babai i saj ka dashur gjithnjë që ajo të ndjekë arsyen dhe t’i lërë mënjanë dëshirat.

Nga ana tjetër, Xhiliola është treguar këmbëngulëse dhe ka kuptuar se arritjet e saj, i ati i ka aprovuar në heshtje. Ajo e ka ndierë gjithnjë dashurinë e tij dhe prezencën, ka qenë nën një mburojë të sigurt ndërsa moshataret e saj sfiliteshin dhe kuptoi se ai kishte të drejtë në kërkesat e tij. Megjithatë, gjërat nuk shkojnë gjithnjë mirë dhe në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Xhiliola kujton momentin më të frikshëm dhe sfidues që preku të shtrenjtin e saj.

Ardit Gjebrea: Në një moment ti mëson që babi yt nuk është mirë me shëndet. Çfarë ndodhi?

Xhiliola: Po, është e vërtetë. Babi ka patur një problem shëndetësor edhe pse nuk dua që ta lakoj shumë.U bë gati një pesëvjeçar, gjashtë pothuajse që iu shfaq një problem shëndetësor në anën e majtë të veshit dhe u nis menjëherë në Itali për të bërë një kontroll mjekësor dhe aty zbuluam që ishte një problem serioz. Një tumor.

Ardit Gjebrea: Kur e more vesh…

Xhiliola: U zhgënjeva shumë sepse unë jam mësuar që shikoj figurën e tij në shtëpi dhe hyj e dal dhe aty është ai…

Ardit Gjebrea: I fortë. Pa asnjë problem.

Xhiliola: Për këtë arsye…

Ardit Gjebrea: T’u shemb bota.

Xhiliola: Po, u shemba përtokë dhe okej, u kontrollua, u shtrua në spital. Operacioni i parë doli me sukses dhe kështu vazhdoi rrugëtimi i operacionit të dytë dhe aty kam qenë unë prezente. Vazhdoi jeta normalisht dhe me kalimin e kohës sërish iu shfaq problemi. Ky ka qenë deciziv si moment sepse edhe situatat në familje nuk i kemi patur aq në avantazhin tonë dhe kështu…

Ardit Gjebrea: Dhe kështu vijmë në këtë 60-vjetor të babit tënd.

Xhiliola: Ekzakt.

Ardit Gjebrea: Ku ti dëshiron që t’i shprehësh gjithë mirënjohjen, dashurinë tënde.

Xhiliola: Mirënjohjen, dashurinë, konsideratën, vlerësimin, përpjekjen, sakrifica, përkushtimin, dedikimin… ai mund të thotë në veten e vet që çfarë kam bërë unë gjithë këtë kohë por unë mendoj që ai është… është si të thuash… shtylla kryesore e një shtëpie të sigurt si nga ana financiare, si nga ana morale, si nga ana e dashurisë. Është mburoja, është jorgani i florinjtë do thosha unë që ai na ka bërë këta që jemi sot dhe kjo që unë jam sot jam falë prej tij./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME