Ish-partnerja akuzon Taulantin: Në spital nuk vinte për vajzën, por të gjente dashnore!

Kozeta Dervishaj është ish-partnerja e Taulantit e cila është përmendur disa herë gjatë seancës së “Shihemi në Gjyq”. Në pjesën e dytë të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo u lidh me anë të telefonit me programit për të dhënë versionin e saj të historisë.

Kozeta sqaron se vajza e tyre 2-vjeçare e cila ka ardhur prej bashkëjetesës për 6 vite me Taulantin vuan nga epilepsia. Eni Çobani i kujton se në vendimin e gjykatës ajo ka përfituar kujdestarinë, por gjithashtu në të njëjtin vendim i është dhënë e drejta për të marrë vajzën në Greqi.

Kjo duhej të ishte realizuar në një tjetër seancë gjyqësore, por sipas Kozetës ishte e detyruar për ta bërë këtë sepse vajza kishte nevojë urgjente për kurim.

Kozeta: Ai e dinte shumë mirë dhe ia kisha thënë që e çojmë vajzën bashkë jashtë për kurim, më thoshte “jo s’dua, jo s’dua” dhe prandaj më detyroi që unë ta çoja në gjyq që të merrja kujdestarinë e çupës dhe ta kuroj çupën jashtë. Unë s’do pres atë, s’jam pengu atij! Nuk jam pengu yt! A more dashnore ti ore? S’u kujdese fare për çupën 6 muaj!

Taulant: S’po flasim për jetën time personale.

Kozeta: Kur është lidhur me atë gocën, i humbi kontaktet fare për 6 muaj, vetëm unë e merrja në telefon dhe i thosha merre çupën, merre çupën.

Taulant: Mesazhet dhe bisedat i ke të gjitha.

Kozeta: E kam vendim gjykate!

Sapo përmendet pensioni prej 15000 Lekësh i caktuar nga gjykata, të cilin Taulanti nuk ka mundësi ta paguajë, Kozeta ngre disa akuza të forta ndaj ish-bashkëjetuesit të lidhura me kohën kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e dytë.

Kozeta: Të paguajë, tëmthi t’i dalë aty mu në vend! Të paguajë për çupën që s’u kujdes fare, më la shtatzënë aty, më dhunonte dhe pastaj më thoshte dhe kam marrë të ëmën e tij, për kokë të kësaj vajze që kam në jetë sot, kam marrë të ëmën e tij në telefon, i kam thënë thuaji Taulantit po më bie hemorragji. Vdekshin që të dy, më thoshin, edhe ti edhe fëmija!

Taulant: Kush ta tha këtë ty?

Kozeta: Jot ëmë ma tha edhe ti bashkë, ke qenë në gjumë!

Kozeta sqaron se aborti i fëmijës së dytë ishte spontan. Gjithashtu ajo akuzon Taulantin se gjatë vizitave në spital për vajzën, kërkonte një partnere të re.

Kozeta: Unë e dija se vinte për gocën, i thoshte shoqes së dhomës, “ke ndonjë motër ti të ma bësh mua grua?”

Taulant: Moj ti po ul veten tënde këtu, moj ti qenke pa logjikë fare!

Kozeta: Ik nga spitali të thashë, kujtova se erdhe për çupën, të gjesh ti dashnore këtu në spital?

Taulant: Po ti qenke bërë për kemp!

Kozeta: Mashtrues!/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME