Beci takim me shoqatën e invalidëve: Duhet ta kthejmë bashkinë në punë

“Jemi të cënuar nga aksidentet se na duhet të ecim në rrugë të makinës për shkak të trotuareve të zëna dhe parkingut…Kam rrugën e shtëpisë 50 m të pashtruar…Nuk kam përfitu strehim social me 2 statuse invaliditeti… Jam banore në pallat, kat i tretë dhe komshia poshtë ka bërë shtesë pallati dhe më ka zënë krejt pamjen… Invalidët sipas ligjit përjashtohen nga taksa dhe ne taksohemi nga bashkia… Kam pasë nevojë për 1 muaj me e lanë bashkëshortin tetraplegjik në azil dhe bashkia më ka thanë nuk kemi staf për këtë kategori dhe nuk ma ka marrë…Kempi për motrën dhe mbesën e paralizuar që kujdesem unë në shtëpi për to, më ka ardhë i përgjysmuar me argumentin që ke 2 persona dhe nuk përfitohet për të dyja, por vetëm përgjysmë … Bashkia na ka hek për çdo vit nga një paketë kempi dhe na e ka borxh…Nuk kemi mujt me komuniku kurrë me kryetarin e bashkisë…”
Këto janë disa prej çështjeve që më treguan në takimin me shoqatën e invalidëve para e tetraplegjikë. Asnjë prej tyre nuk vjen nga mungesa e fondeve, është mungesë vullneti e menaxhimi për të mbaruar punë.
Duhet të krijojmë patjetër një këshill konsultativ pranë bashkisë për të konsultuar problemet dhe zgjidhjet e nevojshme. Duhet ta kthejmë bashkinë në punë, duhet ta hapim atë për qytetarët, nuk kemi pse me u qa më. Siç i pyet i zoti i shtëpisë anëtarët e familjes e i merr në dorë çështjet e familjes për më të mirën e saj, ashtu edhe kryetari i bashkisë duhet të pyesë qytetarët, të gjejë zgjidhjet e t’I dalë për zot komunitetit që drejton.

#shkodraepara #shkodrapozitive

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...