Macja më obeze në botë nis dietën, gjashtë vjeçarja Patches që peshonte 18 kg, ka lënë prapa 1 (fotot)

Një mace obese që është bërë e njohur në Britani prej formës së ekzagjeruar të shëndetit, është vendosur më në fund në dietë nga e zonja, pas ankesave të fansave të shumtë në rrjet.

Macja e shëndoshë e quajtur Patches (Laramane) ishte marrë nga një qendër kafshësh ku kishte rënë pre e depresionit, por u bë shpejt një sensacion në internet pas postimit të jetës së saj të përditshme ku qendra tentonte t’i gjente një familje për ta adoptuar.

Pronarja e re e Patches, dashamirësja e maceve Kay Ford, ka nisur dietën e mikes së saj të shëndoshë, dhe maçoku peshon 1 kg më pak.

Por megjithë masën e saj të madhe, drejtoresha e qendrës së kafshëve Christy Peters, tha për rrjetin The Telegraph se Patches ‘është mjaft tekanjoze me ushqimin’.

Peters tregon se Patches u soll në qendër kur e zonja e mëparshme nuk kujdesej dot më për të.

Të gjithë ishin çuditur me masën e madhe të maces që ishte sa dyfishi i peshës së një kafshe normale.

Pas disa testimeve mjekësore u zbulua se Patches, përveç peshës së saj ishte e shëndetshme.

Zyrtarët shpresonin se pesha duhet të ketë ardhur nga lloji i papërshtatshëm i ushqimit, prandaj pronarja e re e ka vendosur në dietë, e cila ka nisur të japë rezultate.

Një rekord botëror për macen më të shëndoshë eshtë dhënë në 1986 për maçokun 10-vjeçar Himmy në Australi që peshonte 22 kg, i cili vdiq në të njëjtin vit.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME