Mbushi gropën në rrugën e lagjes, pensionisti gjobitet me 900 euro

Një pensionist në Itali është gjobitur me 882 euro gjobë, pasi mbushi gropëm në një nga rrugët në lagjen e tij.

Gropa kishte kohë që ishte krijuar në rrugë dhe pensionisti i zhgënjyër nga neglizhenca e këshillit bashkiak vendosi ta rregullonte vetë problemin, duke mbushur gropën me iniciativën e tij, raportojnë mediet italiane.

Sakaq i moshuari nuk kishte menduar se kjo iniciativë e tij nuk don të pritej mirë nga bashkia. 72-vjeçari u gjobit nga qeverisja lokale më 882 euro. Ai akuzohet për shkelje të kodit rrugor.

Sipas autoritetetve në bashki, me iniciativën e tij, i moshuari ka kryer një ndërhyrje në rrugë potencialisht të rrezikshme në një vend publik pa leje .

Autoritetet urdhëruan të moshuarin të linte gropën në gjendjen fillestare të saj, pra të hiqte mbushjen.

“Nëse ata mendojnë se jam budalla, e kanë gabim,” tha ai për Corriere della Sera, duke shtuar se “ata më provokuan dhe kjo është arsyeja pse tani po padis këshillin për neglizhencë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME