“Kur e ke sendin me vete e s’e përdor, bën krim”, Fati: S’kam qenë kurrë i ndershëm, është sevap

Fati, një telefonues nga Franca thotë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se nuk ka qenë kurrë i ndershëm me gruan e tij. Ai pranon se e tradhton rregullisht pasi sipas tij do ishte mëkat nëse nuk përfiton nga mundësitë që i shfaqen.

Fati: Problemi është se mashkulli është mashkull, nuk ka rëndësi, tradhti quhet kur ikën e s’të kthehet më në shtëpi por pse ikën, del një xhiro e bën sevap e kthehet prapë në shtëpi…

Aldo: A, e quan sevap.

Fati: Po tani sevap quhet se ka njerëz që kanë nevojë.

Aldo: Nga halli i shkreti.

Fati: Po nga halli kur thua ti.

Aldo: Nga halli, jo nga malli.

Fati: Po tani, si të duash merre.

Aldo: E qartë.

Fati: Këtu për Zotin nuk para shihen këto gjëra. Burri, nuk është se çmontohet ai send që ta lësh në shtëpi, kështu që e ke me vete. Është gjynah o vëlla kur e ke me vete e nuk e përdor, bën krim more t’u bëfsha! Pastaj, plaka në shtëpi, i fut një të hekurosur plakës dhe bëhet tamam. Po a ka hekur ta hekurosë plakën, këtu është problemi!

Aldo: E kuptova, domethënë ti nuk besoj se e ke përvojë këtë, e thua me hamendje?

Fati: Jo, jo, jo, dëgjo, asnjëherë s’kam qenë i ndershëm. Ku kam gjetur s’i kam thënë jo, se bëj krim.

Aldo: E qartë, krim e quan për jo-në apo për familjen tënde.

Fati: Jo more bëj krim që s’bëj sevap.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME