9-muajsh ndërroi jetë nga temperatura, rrëfehet e motra: Kalova të njëjtën gjë si vëllai im

Ermira nga Elbasani rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan një histori të rrallë. Familja e saj përbëhet nga prindërit dhe vëllai i madh. Pas tij, lindi një djalë i quajtur Ermir i cili humbi jetën kur ishte veç 9-muajsh nga temperatura e lartë. Ermira erdhi në jetë pas tij dhe historia e vëllait që humbi jetën u përsërit me të.

Ermira: Unë kam ardhur në jetë pasi prindërit e mi në moshë shumë të re pas vëllait lindën një fëmijë tjetër dhe kur ka qenë 9-muajsh ka ndërruar jetë nga një temperaturë e lartë dhe ata u hidhëruan shumë nga kjo gjë.

Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin vëllai që humbi jetën?

Ermira: Ermir. Me ardhjen time në jetë, duke më vendosur edhe emrin Ermira ndoshta e kaluan sadopak këtë dhimbje.

Ardit Gjebrea: Megjithatë pas 9 muajsh që ti ishe në jetë…

Ermira: Kaloj të njëjtën gjë si vëllai im.

Ardit Gjebrea: Si ka mundësi?

Ermira: S’di si ta shpjegoj.

Ardit Gjebrea: Domethënë vëllai ishte 9-muajsh dhe humbi jetën. Dhe pikërisht ti vjen në jetë, emri Ermira dhe pas 9 muajsh ti përsëri në një temperaturë po aq të madhe sa ai, por fatmirësisht shpëtove.

Ermira: Po. Dhe kjo ndodhi sepse shoqja e nënës time, doktoreshë, më shpëtoi jetën. Ishte fati im./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME