Rinush Meta është emigranti shqiptar që ka një histori shumë frymëzuese. Ai u largua nga Shqipëria për në Itali në vitin 1997 dhe filloi të punonte dy punë vetëm 16 vjeç.
Rinushi punonte paradite në një fabrikë, ndërsa në mbrëmje kamarier në një restorant. Pas shumë vitesh, ai tani është pronar i restorantit ku dikur ishte kamarier i thjeshtë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Rinushi ka treguar të gjithë historinë, duke dhënë kështu një shembull se si shqiptarët mund t’ja dalin kudo.
“Në vitin ’97 kur ne jemi larguar Shqipëria ishte në një moment trazire dhe si çdo shqiptar që kërkon një jetë më të mirë dhe ne zgjodhëm jetën e emigrimit. Një udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm, por mund të them që ja kemi dal dhe nuk mund të qahemi nga jeta.
Im atë kishte ikur më herët dhe na bëri bashkim familjar me dokumenta. Unë fillimisht punoja në një fabrikë dhe njëkohësisht për t’i ardhur në ndihmë familjes sime gjatë darkave fillova dhe punoja kamarier në moshën 16-vjeç.