1 SHEKULL JETË MES VUAJTJEVE DHE MUNDIMEVE

Ky burrë i moshuar në fshatin Blinisht të Mirditës, mban mbi supe plot 1 shekull jete.
Preng Gjin Doda festoj 100-vjetorin e lindjes në kullen e tij shekullore, ku priti urimet e familjareve miqve e të afermve.

100-vjeçari tregon se është rritur jetim nga nëna dhe ka kaluar një jetë të vështire, pasi në mungesë të shkollës dhe zanatit ishte i detyruar të bënte punë krahu.

I moshuari është babai i 7 fëmijeve e numeron 20 nipa e mbesa si 5 sternipa e stermbesa.Ai u prek dhe nga virusi covid-19, por e kaloi me sukses dhe pavaresisht moshes thotë se ndihet i fortë.

Mban mend kohen e zogut e të gjitha qeverisjet që ka kaluar Shqipëria prej asaj kohe, ndërsa demokracia nuk kanë lënë aspak shije të mire tek ky i moshuar.

Ky burre i moçem Mirditor mund të konsiderohet pa frikë si simboli i jetëgjatësisë në Shqipëri, ku pavarësisht vuatjeve dhe vështiresive vijon të qëndrojë i fortë pranë familjes së tij të madhe.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME