“Humbi shtatzëninë dhe ardhjen në jetë të mbesës së tij”, Klodiana rrëfen mungesën e të atit

Prindërit e Klodianës kanë sakrifikuar gjithçka që dy vajzat e tyre të shkolloheshin dhe të realizonin ëndrrat e tyre. Gjatë”Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Klodiana tregon se si i ati punonte prej vitesh në Greqi për t’iu siguruar jetën, ndërsa nëna qëndronte gjithë kohës pas vajzave.

Pasi ndërtuan me shumë mundim një shtëpi në fshat, nëna dëshironte që të bijat të shkolloheshinsi duhet dhe u zhvendosën në qytetin e Elbasanit. Kjo shtoi përgjegjësitë e babait të Klodianës i cili për vite me radhë nuk mundte të shihte dot familjen e tij duke humbur momentet më të lumtura.

Klodiana: Fakti ishte që duke qenë në Elbasan, studimet e të gjitha babin e vunë akoma më shumë kundrejt detyrës që duhet të punonte më tej. Një qytet më i madh, kërkesa më të reja, universitetet…

Ardit Gjebrea: Para më shumë.

Klodiana: Para më shumë. Mami në çdo vend me neve, babi mbase…jo mbase, u shpreha gabim. Me gjithë forcën e tij do të kishte dashur që të ishte qoftë edhe në mbledhjet tona të shkollës.

Ardit Gjebrea: Kur u fejove, babi ishte?

Klodiana: Absolutisht, babi nuk ishte. Jo. Unë kam bërë fejesën dhe babi im nuk arriti dot të ishte dhe koincidoi po me të njëjtin vit që unë kam filluar universitetin. Ajo çka më shumë e limitoi ishte shpenzimet e fejesës, shpenzimet se si të përballonte universitetin, kështu që u detyrua që mos të ishte.

Të gjitha këto ngjarje janë brenga që i rëndojnë Klodianës të cilat e kanë bërë që mos ta marrë familjen si të mirëqenë. Ajo tregon se i ati nuk ishte i pranishëm as gjatë shtatzënisë apo ardhjes në jetë të mbesës së tij.

Ardit Gjebrea: Nga informacioni që kam, edhe kur je bërë nënë prapë babi nuk ishte aty.

Klodiana: Jo, babi nuk ka qenë. Babi nuk më ka parë as gjatë shtatzënisë sime. Aq sa kur kam bërë festën e vajzës kur lindi, siç e kemi zakon ne, i kam dedikuar një video vetëm, vetëm, vetëm babit në të cilën ishte çdo etapë e rritjes së barkut tim, ndryshimit, ardhjes, sepse ai mungoi, ai i humbi të gjitha…

Ardit Gjebrea: Ato momentet e bukura për të cilat prindi jeton.

Klodiana: Po, ai nuk i pati. Ai si gjysh, por edhe unë si prind nuk munda dot që t’i tregoja ndryshimin apo rritjen e vajzës time, mbesës së tij./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME