Qëndruan larg njëri-tjetrit për të ndihmuar fëmijët, pengu i Klodianës për prindërit e saj

Një jetë e tërë e kaluar në emigrim në Greqi vetëm për të siguruar jetesën e familjes e ka mbajtur babain e Klodianës larg shtëpisë. Ndërsa nëna e vajzave kujdesej për to, ai përpiqej të dërgonte të ardhurat për shkollimin e tyre duke humbur gëzimet familjare.

Klodiana rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se teksa i ati ishte në emigrim, ajo mori nënën në Itali sepse kishte nevojë për ndihmën e saj me vajzën. Kjo është një prej gjërave që e ka bërë të ndihet fajtore sepse mendon se edhe ajo ka ndikuar në largësinë mes prindërve.

Fatmirësisht sot babai i Klodianës i është bashkuar familjes në Itali dhe është në pritje për të marrë dokumentacionin. Për këtë procedurë, ai nuk lejohet të dalë jashtë kufirit të shtetit italian ndaj në studio ka ardhur vetëm nëna e Klodianës për të marrë mesazhin e saj.

Klodiana: Unë jam sot për të të thënë jo faleminderit, më shumë, shumë më shumë sepse për të mirën tonë, për mirëqenien, për rritjen tonë, studimin tonë keni qenë shumë larg njëri-tjetrit. Larg na rritët, larg u bëmë me shkollë, universitet. U bëtë gjyshër po prapë larg sepse do vije në Itali për të mbajtur vajzën, kështu që keni kaluar kaq e kaq shumë vite larg.

Le të themi që e para jam unë prandaj shkaku parësor jam unë që ju keni kaluar kaq shumë vite larg njëri-tjetrit. Jam këtu sot për të gjitha këto, për të thënë faleminderit, një mega falje, sepse vitet kanë kaluar, ne vërtet u bëmë të mëdhenj, por edhe vitet u thelluan shumë, njëri andej, njëri këtej për ju, edhe për ne se unë nuk e mohoj që prania e babit la shenja edhe tek ne, por mbi të gjitha tek ju të dy./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME