“Ti kujton se ëndrrat e tua kanë mbaruar, por sot fillojnë”, Valteri merr mesazhin e shpresës

Jeta e Valterit ka qenë një mori sfidash të cilat familjarët e tij i rrëfyen në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ata kanë vënë re se kohët e fundit Valteri ndodhet në një gjendje edhe më të vështirë dhe dëshirojnë ta inkurajojnë që të vazhdojë të ndjekë ëndrrat e tij.

Për më tepër, muzika të cilën ai e do aq shumë, është një rrugë që po e pret sepse Alban Kondi e Fabian Basha, dy artistët e mirënjohur, janë ofruar që të realizojnë një këngë për Valterin. Nëna e tij, Ana, merr fjalën për t’i dhënë zemër djalit të saj dhe për t’i treguar se ka më shumë se sëmundja.

Ana: Jeta ime, drita e syve të mi! Ti ke qenë dashuria ime qëkur linde të kam dashur. Që 3 vjeç të çuam të vazhdoje kërcimin se të shikonim që jepje diçka nga arti. Ti këndoje, kërceje. Ti e di shumë mirë sa të kam ndjekur, sa kam insistuar për ty, sa forcë të kam dhënë. Ti ke dhënë shumë sakrificë, deri tani në Tetor që pësove një sëmundje të rëndë. Ti je demoralizuar shumë nga këto gjëra në jetën tënde, ëndrrat e tua kujton se kanë mbaruar.

Jo, biri im, jo! Sot do fillojnë ëndrrat e tua, do fillojnë sot se ne jemi krahë, babi, vëllai, sa të jetë jeta, sa të jetë fryma e jetës sime. Do japim jetën për ty dhe të kërkoj falje biri im se gjithmonë kam insistuar, të thosha por bëj diçka, shumë e rreptë kam qenë me ty. Të kërkoj falje mes gjithë publikut. Ti kujton se me këtë sëmundje që kalove kujton se nuk do bëhesh më, por ti je, ja ku je, na ke ne. Jemi mbështetja jote e të duam shumë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME