ITALIANI QË U PREZANTON TURISTËVE SHQIPËRINË

Davide Malinarich është një shtetas Italian I cili ka zgjedhur të jetojë dhe të zhvillojë biznesin e tij në Shkodër. Njohja e tij me vendin tonë ndodhi disa vite më parë por e gjithë eksperienca e tij e bërë që të merrte vendimin e madh të jetonte përfundimisht në Shqipëri.E sot në moshën 47 vjeçare ai nuk e ndërron me asgjë Shqipërinë.

Davide tregon se kur mori vendmin te jetonte në Shqipëri familja e tij e quajtën të çmendur por më pas ishte nëna e tij e cila pas një viti vendosi edhe ajo të vinte të jetonte këtu.

Edhe pse akoma nuk ia kanë dhënë nënshtetësinë shqiptare Davide ka hapur biznesin e tij duke organizuar ture turistike. Ai e quan kryesisht veriun e Shqipërisë thjeshte magjike.

Një gjë që atij nuk I pëlqën në Shqipëri është hedhja e mbeturinave por ndër të tjera ai shprehet se edhe turistëve të huaj u thotë thjeshtë “na jepni pak kohë, Shqipëria është një vend I ri dhe shumë shpejt ajo do të shkëlqejë”.

Ai gjithashtu cek disa nga vendet më të bukura që veriu I Shqipërisë ofron për çdo turist të mundshëm.

Ndër të tjera Davide ka edhe një mesazh për të gjithë turistët e huaj që duan ta vizitojnë vendin tonë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME