Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga rruga në Pontremli të Italisë. Mjeti i kompanisë Tuscan Autoline, i cili u shërben nxënësve të shkollave të provincës Massa Carrara në Pontremli, është përplasur me një shtresë betoni, duke rënë në greminë.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 13:40, ndërkohë që ekipet tokësore të zjarrfikësve kanë ardhur menjëherë në ndihmë. Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe dy helikopterë nga Genoa dhe Cecina.