Ëndrra e dy vajzave të vogla në Babrru për të pasur një dhomë të tyren është ende e parealizuar. Nëna e tyre tregon se nuk ka mundësi tu sigurojë mjaftueshëm edhe bukën e gojës. Ajo apelon çdo kënd që ka mundësi që ta ndihmojnë.
Në këtë shtëpi ku muret janë të amortizuara jetojnë 4 antarët e familjes Driçi.
Pamundësia ekonomike e ka detyruar këtë familje të jetojnë në kushte mjaft të vështira ku shihet se mungojnë kushtet elementare të jetesës .
Çdo orendi përreth është e vjetër, ndërsa të ardhurat, janë shumë të pakta.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto problemet me shëndetin të kryefamiljaris e kanë vështirsuar më tepër gjëndjen e tyre financiare. Natasha, e zonja e shtëpisë tregon vështërsitë me të cilat përballet çdo ditë të jetës.
“S’jam e aftë të punoj, rri vetëm në shtëpi me dy vajzat. Me zor jam duke i rritur. Nuk e di. Marr 5000 lekë, ku ti çosh më para, ujë e drita. Me zor ushqehem, nga pak nga nëna dhe babi im,” tha ajo.
Thotë se gjëndja ekonomike e vështirë shpesh herë i ka lënë vajzat dhe pa vaktin e darkës.
“Mbrëmë pa darkë, pa ushqim i vura në gjumë. S’kisha çfarë ti jepja të hanin. Me zor po i rris ato fëmijë, ëshët ditë e vështirë,” tha ajo.
Ajo apelon për ndihmë qoftë dhe në ushqime.
“Është shumë jetë e keqe, kush ka shqiptar të më ndihmojë. Të vënë dorën në zemër,” tha ajo.
Por dhe pse e trishtuar ajo ka një dritë shprese nga njërëzit që mund ti realizojnë ëndrrën e vajzave për të pasur një dhomë të tyre të mund ta realizojë dikush.
“Për të gjtiha kam nevojë, për një dhomë gjumi për fëmijët, për ushqim për fëmijët,” tha ai.
Familja jeton në zonën e Babrrusë në një shtëpi ku gjithçka bazike mungon.