Harilla deklaron në “Shihemi në Gjyq” se djali i vëllait të gruas i ka thënë se fëmijët i përkasin atij. Pra sipas kësaj deklarate, Harilla e akuzon gruan se ka patur marrëdhënie me nipin e saj duke sjellë në jetë tre fëmijë.
Me shumë këmbëngulje, Harilla kërkon në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ADN-në e fëmijëve. Ai thotë se e ka pyetur gruan për fjalët që i ka thënë nipi i saj, por ajo është shtirur si e sëmurë.
Harilla: Unë i kam vënë një unazë gruas.
Eni Çobani: Po shumë mirë që ia ke vënë.
Harilla: Ia hoqa unazën. E kam çuar gruan tre herë te urgjenca.
Eni Çobani: Kur e hoqe?
Harilla: Pra dy vjetësh e hoqa unazën unë.
Eni Çobani: Unazën tënde apo unazën e gruas?
Harilla: Ajo çfarë bënte, bënte “ooo”, gjoja si e sëmurë. E kam çuar tre herë te urgjenca, i mora raport te mjeku i lagjes. I thashë unë ej, po më bën kështu gruaja. “Bën vetë ajo”, tha.
Ardit Gjebrea: Kush të tha bën vetë? Doktori?
Harilla: Doktori.
Ardit Gjebrea: Si të tha?
Harilla: Tha “bën vetë ajo për të mbuluar këto”.
Ardit Gjebrea: Po doktori ku e dinte?
Harilla: E kemi andej nga anët tona. Ia mora, i ka avokati të gjitha ato, ia çova avokatit.
Eni Çobani: Po mirë doktori ka parë edhe vazhdimësinë e barrave të saj?
Harilla: E kam çuar tre herë te urgjenca unë gruan. I vinte serumin, ajo bënte sikur…
Ardit Gjebrea: Ka patur fjalë nëpër fshat që fëmijët mund të mos ishin të tutë?
Viktor: Jo.
Harilla thotë se “nuk e di se çfarë ka bërë halla me nipin”. Sipas tij, gruaja nuk i ka kthyer asnjëherë një përgjigje për pyetjen nëse deklarata e nipit të saj është e vërtetë.
Ardit Gjebrea: Më fal se më vjen një pyetje e natyrshme. Ai ty këtë fjalë ta tha në sy të fëmijëve. Po gruaja ishte aty?
Harilla: Jo, s’ishte gruaja aty.
Ardit Gjebrea: Po mirë, ti nuk e pyete gruan?
Harilla: E pyeta gruan. Ajo çfarë bëri, ia bëri ëëë, e mora vëllai jot, e çova te urgjenca, vajti serumi kaq atje, sikur… moj çfarë, je gjë e sëmurë ti i thashë unë. Me të drejtë të Zotit unë, mora rekomandimin, “s’jam sëmurë unë” tha të nesërmen. Ou!
Ardit Gjebrea: Po ti e pyete prapë?
Harilla: E pyeta, “s’jam sëmurë” tha.
Ardit Gjebrea: Jo, jo, jo s’jam sëmurë, a e pyete për fëmijët prapë.
Harilla: Moj e pyeta, i thashë pse të më thotë Mondi, pse të më thotë këtë llaf, më vret mua.
Ardit Gjebrea: Po çfarë tha ajo?
Harilla: Ëëë, bënte si e sëmurë, e çova te urgjenca.
Eni Çobani: Pra s’ta ka kthyer këtë përgjigje asnjëherë?
Harilla: Asnjëherë./tvklan.al