Përlotet Eduart Grishaj: ‘Babai ngeli me vëllain, nëna me motrën’!

Regjizori i njohur Eduart Grishaj ka zbuluar një anë tjetër të jetës së tij, që deri më tani ishte e panjohur për publikun.

I ftuar në rubrikën “Galeri”, në emisionin “E Diell”, Grishaj ka folur për fëmiljen e tij.

Mes lotësh ai ka rrëfyer jetën e vështirë të prindërve të tij, e veçanërisht atë të babit, i cili kishte një familje të persekutuar nga regjimi komunist.

Babai im ka lindur në burg. Familja e tij ishte në internim. E dërguan të punonte në Mamurras. Aty ai është martuar me një grua dhe ata lindën një fëmijë, vëllain tim. Por kjo grua ndërroi jetë dhe babi mbeti vetëm me Yllin.

Nga ana tjetër edhe nëna ime ishte e martuar me një burrë tjetër, me të cilin kishte një vajzë, motrën time.

Por edhe ai ndërroi jetë. Nëna ngeli e vetme me motrën. Më pas, u njoh me tim atë, i cili ishte me vëllain. Të dy u martuan dhe aty linda unë. Unë kam lindur në Bajzë. Jemi rritur me një dashuri të jashtëzakonshme. Gjithë këtë dashuri dua t’ua jap dhe fëmijëve të mi.- tregoi Eduarti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME